Skip to content
26 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore

“Plan për të na kapur gafil”, Rama komenton grevën e kontrollorëve të Rinasot dhe zbulon mesazhin e marrë…

ShkodraWeb 2 years ago

Kreu i qeverisë tha se bëhet fjalë një plan të mirëmenduar, pasi bllokohet një aktivitet jetik i vendit dhe një strukturë e posaçme që nuk zëvendësohet kollaj.

“Shikoni çfarë ndodhi jo më larg se dje. U bllokua aeroporti i vendit, u bllokua ardhja e vaksinave dje. E gjithë nata, ka qenë një natë pa gjumë, për të luftuar që ta mbanim sasinë e vaksinave që priste aty për të ardhur, sepse menjëherë mund të shkonte në një shtet tjetër. Nuk është një Pazar ku ti i thua ma mbaj mallin. Luftë për të mbajtur sasinë atje që të vinte në Shqipëri dhe të mos shkonte në një vend tjetër, dhe pastaj të prisnim 1 javë, 10 ditë pa vaksina. Pse? Sepse Ilir Meta dhe Sali Berisha janë aty mbrapa derës. Gati për tu rifutur në shtëpinë e secilit dhe për ta bërë rrumpallë nga e para. Janë gati të bëjnë atë që bënë. Një sulm çmendurak i organizuar për të kthyer kaosin dhe fantazmën e rrëmujës, duke marrë peng aeroportin, duke bllokuar një aktivitet jetik të vendit, duke ndaluar mijëra shqiptarë, duke ndaluar edhe të vdekurit që të vijnë edhe të varrosen këtu.

Duke ndaluar lëvizjen e parasë, duke ndaluar edhe të sëmurët. Unë kam pasur dje mesazhe. Një mesazh nga një qytetar nga Vlora, i cili më thoshte kam gruan me tumor, jam në aeroport, kam nesër në mëngjes takimin e radhës me mjekët, dhe po humba takimin më duhet të pres një muaj. A e kuptoni se çfarë janë në gjendje të bëjnë këta, një plan i menduar me ditë, duke menduar se ne do kapemi gafil. Duke menduar se kontrollorët janë strukturë e posaçme që nuk zëvendësohen kollaj.

A e kuptoni sa pak e ndan këtë vend nga rikthimi mbrapsht në të shkuarën, që duket sikur është e shkuar dhe e harruar për sa kohë janë këta njerëz që nuk lënë dy gurë bashkë për ta rimarrë peng vendin, drejtësinë, shtetin, dhe për të shkatërruar ato që kemi ndërtuar. Nuk do ta lejojmë këtë. Siç e patë, nuk na kapën gafil, kanë gjetur qeverinë dhe kryeministrin më të gabuar për të bërë sfida të tilla. Ne nuk jemi të rënë nga qielli, sjemi pa të meta, kemi bërë gabime gjatë kësaj periudhe qeverisje, ama një gjë është e sigurtë, kemi treguar që jemi e vetmja forcë karakteri në politikën shqiptare”, tha Rama.

“Ajo që ka ndodhur është një këmbanë alarmi për të gjithë. Lulzim Basha është një kukull. Ku është Lulzim Basha, çfarë mendon ai për pengmarrjen e kullës së kontrollit ajror të Shqipërisë? Vetëm pak përpara stërvitjes më të madhe ushtarake të bërë ndonjëherë në rajonin tonë. Ata kanë kaq vite që vetëm për këtë angazhohen. Një Xhaferr me një kostum nusërie. Nuk votohet Lulzim Basha, votohet Saliu, Iliri dhe Monika. Kjo që ndodhi në aeroport është qasja ndaj shtetit si plaçkë që duhet sulmuar kur nuk e kanë për vete. Logjikë çetash, piratësh. Ça presidenti është ky?”, shtoi kreu i qeverisë.

Continue Reading

LAJM PARA: OPINION – Barcaleta me grupe armiqësore, grushte shteti për të mbuluar atë të maces në…Rinas…
LAJM PAS: “Simbol i patriotit dhe qytetarit shkodran, klerik i nderuar”, Lulzim Basha mesazh për ndarjen nga jeta të Haxhi Fejzi Zaganjorit

TË FUNDIT

BBVIP – Ndahet çifti i famshëm i spektaklit, Kiara lë shtëpinë dhe Luizin në lot…
  • Kryesore

BBVIP – Ndahet çifti i famshëm i spektaklit, Kiara lë shtëpinë dhe Luizin në lot…

23 mins ago
“Shkodra ka nevojë për punë, jo për politikë”, u zyrtarizua si kandidat, Benet Beci: Jam njeri i punës, jo shumë i fjalëve
  • Aktualitet

“Shkodra ka nevojë për punë, jo për politikë”, u zyrtarizua si kandidat, Benet Beci: Jam njeri i punës, jo shumë i fjalëve

2 hours ago
Koalicioni “Bashkë fitojmë”, Berisha tregon vendet që i janë lënë për këshilltarë aleatëve PL, PBDNJ dhe PDK…
  • Aktualitet

Koalicioni “Bashkë fitojmë”, Berisha tregon vendet që i janë lënë për këshilltarë aleatëve PL, PBDNJ dhe PDK…

3 hours ago

TË FUNDIT

  • BBVIP – Ndahet çifti i famshëm i spektaklit, Kiara lë shtëpinë dhe Luizin në lot…
  • “Shkodra ka nevojë për punë, jo për politikë”, u zyrtarizua si kandidat, Benet Beci: Jam njeri i punës, jo shumë i fjalëve
  • Koalicioni “Bashkë fitojmë”, Berisha tregon vendet që i janë lënë për këshilltarë aleatëve PL, PBDNJ dhe PDK…
  • BBVIP – Përcaktohet data e finales së madhe të spektaklit, ja sa para do të fitojnë finalistët…
  • VIDEO – Përfundon mbledhja e Kryesisë së PSSH- së në Tiranë, ja cilët janë emrat zyrtarë për 5 bashkitë e qarkut Shkodër
  • “Perspektiva të reja për ta bërë këtë zonë vitale”, përfundon asfaltimi i një tjetër rruge në Malësi të Madhe…

TË FUNDIT

BBVIP – Ndahet çifti i famshëm i spektaklit, Kiara lë shtëpinë dhe Luizin në lot…
  • Kryesore

BBVIP – Ndahet çifti i famshëm i spektaklit, Kiara lë shtëpinë dhe Luizin në lot…

23 mins ago
“Shkodra ka nevojë për punë, jo për politikë”, u zyrtarizua si kandidat, Benet Beci: Jam njeri i punës, jo shumë i fjalëve
  • Aktualitet

“Shkodra ka nevojë për punë, jo për politikë”, u zyrtarizua si kandidat, Benet Beci: Jam njeri i punës, jo shumë i fjalëve

2 hours ago
Koalicioni “Bashkë fitojmë”, Berisha tregon vendet që i janë lënë për këshilltarë aleatëve PL, PBDNJ dhe PDK…
  • Aktualitet

Koalicioni “Bashkë fitojmë”, Berisha tregon vendet që i janë lënë për këshilltarë aleatëve PL, PBDNJ dhe PDK…

3 hours ago
BBVIP – Përcaktohet data e finales së madhe të spektaklit, ja sa para do të fitojnë finalistët…
  • Kryesore

BBVIP – Përcaktohet data e finales së madhe të spektaklit, ja sa para do të fitojnë finalistët…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.