
Raportohet se para pak minutave, ka ndodhur një plagosje në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në Berdicë, jo shumë larg qytetit. Sipas informacioneve paraprake, i plagosur është shtetasi Amarildo Gj., ndërsa autori i dyshuar është identifikuar si Gent Dushku.
Policia është tashmë në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngajrjes. Deri tani, mbeten të paqarta motivet e plagosjes.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 18:10, në vendin e quajtur “Harku i Berdicës”, shtetasi G. Gj., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri një 17-vjeçar, banues në Bërdicë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë janë vënë menjëherë në ndjekje të autorit. Grupi hetimor në drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.