Skip to content
12 May, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

banner zgjedhje kuvend 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Personazh

PËRVJETOR – Na mungon Agim Tafili…shtatë vjet pa një kampion të madh e madh të çiklizmit shqiptar…

ShkodraWeb 15 January, 2024
agim tafili

Sot mbushen plot 12 vjet pa një kampion. Agim Tafili i madh i çiklizmit shkodran dhe atij shqiptar, ndërroi jetë më 15 janar të vitit 2012 pas një sëmundje të rëndë, duke krijuar një mërzi dhe dhimbje të madhe jo vetëm tek familjarët por edhe tek shokët e miqtë e tij. Iku atëherë kur nuk duhej të ikte. Ndarja nga jeta në moshën 52 vjeçare, padyshim që ua shtonte edhe më shumë keqardhjen të gjithëve sepse kishte shumë për të dhënë.

Megjithatë la pas një emër dhe një karrierë të shkëlqyer sportive. Agim Tafili ka fituar 6 herë Rrethin Çiklistik të Shqipërisë si individ në vitet 1979, 1980, 1981, 1982, 1984 dhe 1985. Ai e ka fituar titullin e lartë “Mjeshtër i merituar i sportit” në moshën 25 vjeç.

U shpall kampion kombëtar për herë të parë në moshën 18-vjeçare dhe si çiklist ka arritur rekordin kombëtar të shpejtësisë me biçikletë deri në 41 200 km në orë!!! Ka fituar shumë tituj kampionë si individë dhe si ekip. bashkë me vëllain e tij Sytkinë, Brahim Syken etj në vitet ’80 dhe ishin krenaria e Shkodrës.

Një qytet i tërë ishte tifozë me ta. Me qindra e mijëra vetë ndiqnin me ankthin më të madh nëpërmjet edicioneve të lajmeve në Radio Tirana etapat e Rretheve Çiklistike dhe krenoheshin kur dëgjonin për triumfet e Agimit me shokë.

Djaloshi energjik nga Berdica, duke pasur përkrah kolegun e tij më të afërt, Brahim Syken, të vëllanë e tij, Sytki Tafili, si dhe Agim Ferracakun, Mehdi Selmanin, Leonard Kolën, Sabaudin Hoxhën, etj, nën drejtimin e trajnerit të njohur Gani Muriqi fillimisht e me pas të Ruzhdi Muriqit, dominuan nw çiklizmin shqiptar tw viteve ’80.

Pas viteve ’90, iku në Greqi, aty ku dhe mbylli sytë për herë të fundit. Ishte i privilegjuar, e respektonin dhe e donin të gjithë, por ai nuk ndjehej asnjëherë mirë. Ai kishte gjithnjë në mendje Shkodrën dhe Vllazninë. Diçka më tepër se një vit para vdekjes, erdhi në qytetin e tij me idenë për të marrë ndoshta drejtimin e ekipit të çiklizmit që po shkonte drejt shkrirjes.

Mendjen e kishte sërish në Shkodër. Pavarësisht emrit të madh që mori si sportist, ai ka dashur të mbesë sërish ai djali i ri 17 vjeçar nga Berdica që me shumë turp mori pjesë në një garë në Tiranë dhe pa shumë bujë i mundi të gjithë.

Ishte i vetmi që asnjëherë nuk kishte dëshirë të dilte nëpër intervista në gazeta a televizione për t’i bërë lavde rezultateve të tij. Ishte i thjeshtë dhe i tillë vdiq. Shkodra dhe Vllaznia ishin gjithçka për të dhe gjithnjë në zemrën e tij.

Mund të udhëtosh me qerre, Fiat ose Ferrari. Zgjedhja është në dorën tuaj! Lidhu me SHKODRAWEB, mjafton të klikoni Kontaktoni për të mësuar më shumë. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: PËRVJETOR- Dy vjet pa Mjeshtrin e Madh të futbollit dhe të qytetarisë Ramazan Rragami…
Artikull pas: VIDEO – Rikthehen reshjet intensive të borës në qarkun e Shkodrës, borëpastrueset në punë për qarkullim normal

TË FUNDIT

Szymon Marciniak vllaznia egnatia 2025
  • Kryesore

Arbitroi ndeshjen Inter- Barcelona për Ligën e Kampioneve, i besohet “drejtësia” në Vllaznia- Egnatia…

ShkodraWeb 9 May, 2025
valbona quku lisha 2025
  • Kryesore

FOTOLAJM – Një kandidate për deputete “jashtë standardit” të zakonshëm si Valbona Quku Lisha…

ShkodraWeb 7 May, 2025
gjergj kastrioti skenderbeu 2025
  • Dossier

620 vjet më parë Arbërisë dhe Europës do ti vinte Gjergj Kastrioti, Heroi i pakontenstuar në asnjë epokë

ShkodraWeb 6 May, 2025

TË FUNDIT

  • NUMËRIMI I VOTAVE – Partia Socialiste kryeson bindshëm në nivel kombëtar, PD e dyta, PSD e treta… 12 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 12 maj 2025… 12 May, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 12 maj 2025… 12 May, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 12 maj 2025… 12 May, 2025
  • VIDEO – Partia Socialiste Shkodër thirrje për pjesëmarrje në votime shkodranëve në orën e fundit 11 May, 2025
  • VIDEO- PD Shkodër sërish konferencë për shtyp, thirrje shkodranëve për pjesëmarrje në votim… 11 May, 2025
  • VIDEO – Kryebashkiaku Benet Beci voton bashkë me familjen, thirrje shkodranëve për pjesëmarrje… 11 May, 2025
  • VIDEO – PD Shkodër në konferencë për shtyp, thirrje shkodranëve për ta mbështetur me votë… 11 May, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 11 maj 2025… 11 May, 2025
  • VIDEO – “I kanë harruar në Postën e Barbullushit”, u akuzua nga pensionistët se u ka marrë kartat, flet Besmir Lepi 11 May, 2025
  • FOTO – 380 punonjës policie marrin në ruajtje 8 KZAZ dhe 405 qendra votimi në qarkun e Shkodrës…. 10 May, 2025
  • VIDEO – “Punonjësi i Postës na ka marrë kartat”, denoncimi i pensionistëve: Nuk mund të votojmë… 10 May, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

votimi shqiperia 12 maj 2025
  • Aktualitet

NUMËRIMI I VOTAVE – Partia Socialiste kryeson bindshëm në nivel kombëtar, PD e dyta, PSD e treta…

ShkodraWeb 12 May, 2025
horoskopi 2025
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 12 maj 2025…

ShkodraWeb 12 May, 2025
moti 2025
  • Aktualitet

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 12 maj 2025…

ShkodraWeb 12 May, 2025
shtypi ditor 2025
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 12 maj 2025…

ShkodraWeb 12 May, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.