Skip to content
24 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Personazh

PERVJETOR – Ajo që do të lëmë pas kur të ikim nga kjo botë, nuk është pasuria por kujtimi dhe emri i mirë…

ShkodraWeb 2 months ago

Ajo që do të lëmë pas kur të ikim nga kjo botë drejt tjetrës, nuk është pasuria por kujtimi dhe emri i mirë. Kjo shprehje më erdhi në mend teksa erdhi data 6 shkurt e 6 viteve më parë. “Daja” i gazetarëve shkodranë, Nexhat Rakaj apo Xhati, do të ndahej nga jeta papritur dhe shumë para kohe, në kapërcyell të 60 viteve të jetës.

Ishte e hënë dhe lajmi për humbjen e Xhatit, i erdhi si rrufe në qiell të hapur të gjithë komunitetit të gazetarëve, operatorëve, atyre që kishin punuar e njohur por edhe atyre që e njihnin përmes rrëfimeve të kolegëve.

Luftonte me sëmundjen e pashërueshme që e mori në shumë pak kohë por të gjithë shpresonin se me forcën, vullnetin dhe karakterin e tij edhe mund ta mposhtte. Fatkeqësisht Xhati e humbi betejën duke lënë pas shumë trishtim e kujtime që e sollën shpesh herë mes nesh në këto 5 vite mungesë.

Për 17 vite “Daja” kontribuoi për mediat, për gazetarinë e gazetarët që të dilte në pah puna e tyre. I palodhur, i përkushtuar, gjithmonë në lëvizje si ai. Me motorin e tij, ai sfidonte jo vetëm motin edhe kohën për të sjellë tek qytetarët informacionin e parë dhe të saktë.

Puna e kontributi i tij ishte i pranishëm në mediat kombëtare dhe lokale, karakterizohej nga vullneti i rrallë, këmbëngulja, serioziteti pa u lodhur asnjëherë. Me 6 shkurt 2017, për komunitetin e punonjësve të medias në Shkodër dhe përtej, ishte një humbje që le pas dhimbje.

Kanë kaluar 6 vite dhe sot e kujtojmë shpesh. Natyrisht, do ta kujtojmë edhe në vitet në vazhdim. Kujtimi i tij shoqërohet me respektin dhe detyrimin për të mos e harruar. Sepse Xhati la pas emrin e mirë, më i rëndësishmi që një person mund të lërë trashëgimi!

Na mungon të gjithëve Xhati! Pusho i qetë në parajsë se do të kujtohesh gjithmonë për mirë! /Nga Blerti DELIJA/

Continue Reading

LAJM PARA: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 6 shkurt 2023…
LAJM PAS: Rritet bilanci tragjik i termeteve në Turqi, arrin në mbi 1500 numri i viktimave dhe mbi 3 mijë të plagosurit…

TË FUNDIT

Hapësira të reja, Biblioteka “Zoja e Shkodrës” një mundësi më shumë për publikun dhe organizim aktivitetesh
  • Aktualitet

Hapësira të reja, Biblioteka “Zoja e Shkodrës” një mundësi më shumë për publikun dhe organizim aktivitetesh

58 mins ago
Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin
  • Kryesore

Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin

1 hour ago
FOTO – LufaPrint, suksesi i një sipërmarrje serioze dhe të guximshme bazuar tek të rinjtë…
  • Aktualitet

FOTO – LufaPrint, suksesi i një sipërmarrje serioze dhe të guximshme bazuar tek të rinjtë…

3 hours ago

TË FUNDIT

  • Hapësira të reja, Biblioteka “Zoja e Shkodrës” një mundësi më shumë për publikun dhe organizim aktivitetesh
  • Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin
  • FOTO – LufaPrint, suksesi i një sipërmarrje serioze dhe të guximshme bazuar tek të rinjtë…
  • NGA ERVIS KRYMBI – Dita Botërore e Meteorologjisë, burimet njerëzore duhen të shtohen në këtë fushë…
  • NGA FARUK KALLESHI – Shkodranët të votojnë me 14 maj Benet Becin për ti dhënë fund tranzicionit në Shkodër…
  • VIDEO – Ish- Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu vizitë në Shkodër, pritet nga kryebashkiaku Bardh Spahia…

TË FUNDIT

Hapësira të reja, Biblioteka “Zoja e Shkodrës” një mundësi më shumë për publikun dhe organizim aktivitetesh
  • Aktualitet

Hapësira të reja, Biblioteka “Zoja e Shkodrës” një mundësi më shumë për publikun dhe organizim aktivitetesh

58 mins ago
Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin
  • Kryesore

Agjërimi dhe Kreshma kanë përkuar pjesërisht në të njëjtën kohë, na ndihmon të shohim jetën duke forcuar besimin

1 hour ago
FOTO – LufaPrint, suksesi i një sipërmarrje serioze dhe të guximshme bazuar tek të rinjtë…
  • Aktualitet

FOTO – LufaPrint, suksesi i një sipërmarrje serioze dhe të guximshme bazuar tek të rinjtë…

3 hours ago
NGA ERVIS KRYMBI – Dita Botërore e Meteorologjisë, burimet njerëzore duhen të shtohen në këtë fushë…
  • Kryesore

NGA ERVIS KRYMBI – Dita Botërore e Meteorologjisë, burimet njerëzore duhen të shtohen në këtë fushë…

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.