Skip to content
19 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Përveç Alibeaj, në listë edhe 4 të tjerë për tu linçuar”, Spartak Braho për “8 janarin”: Ishin Salianji dhe Bardhi…

ShkodraWeb 11 January, 2022
spartak braho protesta 8 janar pd

Ish-deputeti Spartak Braho nuk është distancuar aspak nga deklarata se ditën e protestës së Sali Berishës do vritej deputeti Enkelejd Alibeaj, por e ka thelluar më tej duke thënë në Report Tv se në listë ishin edhe 4 persona të tjerë, ku mes tyre zbuloi deputetët Gazment Bardhi dhe Ervin Salianji. Sipas Brahos kjo deklaratë qëndron pasi Alibeaj ditën e protestës u shoqërua nga Garda, ndërsa vrasjet u shmangën nga ndërhyrja e forcave policore.

“Fakti që Alibeaj nuk shkoi ditën e ngjarjes atje tregoi që u tremb dhe kishte vend për tu trembur. Nga burime brenda PD-së, nuk ishte vetëm Alibeaj në listë, ishin edhe 4 të tjerë në listë për tu linçuar. Thashë do ketë një vrasje në formën e goditjes prapa shpine siç ka vepruar që 30 vite Sali Berisha, nuk është gjë e re, është filozofi e Berishës, ballë për ballë asnjëherë. Nuk është aq trim si duket. Ka qenë Bardhi, Salianji, edhe nja dy të tjerë. Rëndësi ka që shyqyr nuk ndodhi kjo është falë edhe masave që morën strukturat përgjegjëse ligjzbatuese. U shmangen një pjesë e tyre. Alibeaj u shoqërua me gardistë”, tha Braho në Report Tv.

I ftuar në ‘Studio Live’ me gazetarët Arbër Hitaj dhe Migena Sotiri, Braho tha se ishte strategji e Berishës që protesta duhej mbyllur patjetër me një ose dy viktima, e kjo madje u tregua edhe me mjetet që mbështetësit kishin marrë për të sulmuar.

“Ajo protestë në strategjinë e Berishës duhej mbyllur me patjetër një apo dy viktima. Mjetet që u përdoren, koka e dashit, ishte tmerr, hunët, janë fiset gote që u sulën të organizuar kundër një kryqëzate në lindjen e mesme për të shpërndarë kristianzimin. Shkallë hunë, çekiçë, varre, mjete që krijojnë viktima e dhunë. Vajzat deputete atje të trembura në maksimum që qanin dhe ulërinin”, u shpreh Braho.

Për Brahon, protesta e Sali Berishës ishte totalisht e dështuar, pasi ai kishte lajmëruar një protestë kombëtare me 40 mijë protestues, por në fakt në oborrin e selisë sipas tij ishin rreth 2 mijë. Kjo mbështetje sipas Brahos, Berishës do t’i duhet në ditët e tij më të këqija, kur të përfundojë pas hekurave.

“Ishte një tentativë për grusht shteti brenda partisë së tij. Do bënte batërti po të futej brenda, në kuptimin që edhe do vriste. Ai 100 e zezë që ka ai në çdo kohë gati, ka edhe eksponentë të botës së krimit. Nuk iu bind njeri, protesta dështoi, nga 40 mijë që do vinin ishin 1 mijë a 2 mijë vetë.

Ca përfaqëson tani Berisha? Ajo shumica Berishës do ti duhet kur të shkojë prapa hekurave. Ai është thirrur në prokurori. E ka mbushur kupën. Konkluzioni i mbledhjes së kryesisë së PD përveç përjashtimit, që Berisha ishte nxitësi dhe organizatori i kësaj maskarade”, theksoi Braho.

Ish-deputeti komentoi edhe rezistencën e Lulzim Bashës ku tha se kryedemokrati ‘korri atë që mbolli’, pasi duhet ta kishin përjashtuar me kohë Berishën nga Partia Demokratike.

“Edhe Basha kishte marrë masa dhe e blindoi. Po Berisha e ka blinduar shtëpinë? Më mirë se e njeh Basha Berishën nuk e njeh askush. Aty në grupin e Bashës kishte një person të infiltruar nga Berisha, bënte lojë dyfishe nga njëra anë njoftonte Berishën dhe pastaj Bashën.

Basha dhe grupi korrën atë që mbollën, këta e kanë mbajtur deri më sot Berishës, duhet të kishte ikur me kohë, nuk kishin forcë, servilë politikë të Berishës që në çdo orë të ditës i përdhunonte i rrihte. Të tërë këta që po flasin kundër Berishës në viti kanë linçuar deklarata pro Berishës, ca kanë thënë si e kanë mburr Berishën”, vijoi ai. /Shqiptarja.com/

Post navigation

Previous: “Largimi im jo braktisje e mbështetjes për Berishën”, Evi Kokalari: E ardhmja do të ketë surpriza…
Next: “Baza i ka shkarkuar, të respektohet vullneti i shumicës”, ish- zëvendëskryeministrja shkodrane: Vendimet e Bashës ‘null and void’

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026

TË FUNDIT

  • VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon 18 May, 2026
  • Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK 18 May, 2026
  • VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”… 18 May, 2026
  • DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti 18 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 18 maj 2026… 18 May, 2026
  • FINAL 4 – Vllaznia me fat, mbetet në krye të Superiores, Egnatia shemb me “poker” Elbasanin… 17 May, 2026
  • FIFA tjetër “shuplakë” Vllaznisë, i bllokon sërish merkaton pasi nuk shleu detyrimet për gjyqet e humbura… 17 May, 2026
  • FENOMENI – PD rrezikon të humbë mbështetjen e gjysmës së popullsisë shqiptare, vajzava dhe grave… 17 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 17 maj 2026… 17 May, 2026
  • Bullgaria fiton Festivalin Europian të Këngës, Alis me “Nân” renditet vetëm në vendin e 13- të… 17 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ervin dushi 2026

VIDEO – Dhunohet fizikisht gazetari i njohur shkodran, akuzon pronarin e rrjetit të marketeve, policia e identifikon

ShkodraWeb 18 May, 2026
mark molla unishkk 2026

Bordi i Administrimit merr vendimin, edhe për të paktën 1 vit Mark Molla është administrator i UNISHK

ShkodraWeb 18 May, 2026
shkodra youth cup 2026

VIDEO – Përfundon “Shkodra Youth Cup”, morën pjesë 14 ekipe, fitues u shpall gjimnazi “Oso Kuka”…

ShkodraWeb 18 May, 2026
salianji ankese pd zgjedhje berisha 2026

DOKUMENTI – Ervin Salianji ankesë zyrtare për përjashtimin nga gara në PD, ja çfarë kërkon ish- deputeti

ShkodraWeb 18 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.