Prej disa ditësh ka nisur në PD një çeshtje “Berisha”, pasi ai u përjashtua nga grupi parlamentar. Deri në këto momente, pas vendimit të Bashës, nuk ka një rreshtim publik të deputetëve të PD- së lidhur me këtë çeshtje.
Këtë qendrim kanë zgjedhur, të paktën tani për tani, edhe deputetët e PD- së në Qarkun Shkodër. As në mediat tradicionale por as edhe ato sociale, nuk ka pozicionime në atë që mund të quhet “debat” brenda PD- së.
Këtë fakt, e ka konstatuar përmes një publikimi në rrjetet sociale Fatlum Nurja, ish- nënkryetar i Bashkisë Shkodër, dhe ish- këshilltar bashkiak i Shkodrës si përfaqësues i FRD- së. Duke publikuar një foto, Nurja bën këtë koment:
“Perse nuk flasin Deputetet e Shkodres (PD) per ngjarjen politike me te rendesishme ne Partine Demokratike?! Nuk jane te qarte apo nuk jane te afte te prononcohen per dicka te tille?!”, shkruan Nurja.