Nje nate me pare, i ftuar në emisionin “Top Stoy” në “Top Channel” për të diskutuar rreth fenomenit të personave të ndryshëm që devijojnë pasi bëhen deputetë apo ligjvënës, Nard Ndoka tha se shqiptarët kanë një tendencë që të shkojnë dhe të votojnë të fortët. Ndër të tjera përmendi edhe ish-deputetin Ndocaj si një fenomen që i kishte hyrë politikës aksidentalisht.
“Eduard Ndocaj ishte një fenomen që hyri në politikë aksidentalisht dhe doli me votat e popullit. Për pak kohe ka qenë edhe në Partinë Demokristiane. Por unë edhe kur drekonim bashkë, i paguaja vetë faturat që të mos mi zinte në gojë ”, tha Ndoka.
Fill pas kësaj deklarate ka reaguar këshilltari i ‘kaubojsit’, Alban Daci i cili ngre pikëpyetje rreth moralit të Ndokës si malësor.
“Po a ka moral Nard Ndoka të bëj moral kundër Eduart Ndocaj? Po a e ka targin Nard Ndoka të flas kundër një demokristiani, një veriori, të bëhet prokurori i një kauze politike? Po a ka moral Nard Ndoka të komentoj fundin e karrierës politike të Eduart Ndocaj? Po Nard Ndoka cfarë karriere politike ka bërë? A mund të ma tregojë njeri kush është profesioni i Nard Ndokës? A ka punuar ndonjëherë në jetë Nard Ndoka dhe nëse po, kush ka qenë puna e tij e fundit që ka bërë para se të bëhej deputet”, ka shkruar ndër të tjera Daci.
Pas deklaratave të mbrëmshme drejtuar Ndocajt në një emision televiziv nga kreu demokristian Nard Ndoka, ka ardhur edhe reagimi i ashpër nga ish-deputeti. Ndocaj shprehet i zhgënjyer nga Ndoka nga ku shkruan në një postim në rrjetin social “facebook” se nuk ka dashur të merret hapur me të duke qenë se është verior. “Veriorët e kanë që nëse sulmohet nga një i huaj, ai mbrohet nga dhe hynë në besë tonë”, shkruan Ndocaj.
“Nardi, s’është as hasëm me e mua, por s’ka as tipare veriori, sepse bën pjesë tek ata që Veriun e kanë fobi, dhe njëherë që zbulojnë bllokun me luksin e “kurvave”, alkoolit dhe bixhozit e kanë të vështirë, të largohet prej aty, qoftë edhe për një ditë të vetme” ka shkruar Ndocaj.