Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit. Agur Dalipaj pak mituta më parë është përplasur nga një automjet ende i pa identifikuar në aksin Levan-Tepelenë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në afërsi të fshatit Varibob, e ndërsa 75 vjeçari ka ndërruar jetë në spital. Sakaq, policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit, i cili është larguar nga vendngjarja.
NJOFTIMI I POLICISË:
Informacion paraprak
Në datën 01.08 2018, rreth orës 21:10, në aksin rrugor Levan-Tepelenë, në fshatin Varibob, një mjet ende i paidentifikuar, ka goditur këmbësorin shtetasin A.D, 75 vjeç dhe është larguar nga vendngjarja.
Shtetasi A.D ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit si edhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.