Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

“Për ty që don me ditë nga unë se çfarë personifikon 29 nëntori”, Dom Vlash Palaj publikon dëshminë rrënqethëse…

ShkodraWeb 29 November, 2021
dom vlash palaj per 29 nentor 1944

Për ty që don me ditë nga un se çfarë personifikon 29 nëntori.
Për ty idhetarin e diabolizmit komunist.
Për ty që gjithë jetën u ushqeve me bar, ishe dhe mbetesh bark bosh e tru shpëlarë.
Për ty, he Zoti t’falte!
Lexo…

“Tri herë desh vdiqa por Zoti nuk deshi që unë të ikja nga kjo jetë. Kam pësuar vuajtje të patregueshme, të padurueshme, pa pushim e për këtë e kam dëshiruar vdekjen.

Kur kolegjin e Jezuiteve në Shkodër e mbyllen në vitin 1946, u emërova famullitar në Shkrel. Pas pak u arrestova. Më akuzuan për agjitacion e propagandë kundër regjimit. Ishte akuza më e përshtatshme për të na zhdukur ne priftërinjtë. Më çuan në Degën e Punëve të Brendshme të Koplikut.

Më futën në një birucë të errët. Ishte një nevojtore plot ndyrësirë. Aty më lanë për nëntë muaj. Kjo nuk ishte asgjë krahasuar me sa erdhi më pas. Por më duhet ta them: kurrë nuk e kam ndier Zotin më afër në jetën time se në ato çaste e në atë vend.

Kryetari i Degës së Punëve të Brendshme jetonte në katin e dytë të asaj ndërtese. Vinte kur t’i tekej. Më ka rrahur disa here. Një natë erdhi e më mori të më torturonte. Ishte vetë i tretë. U vunë në rreth e më futën në mes. Me hidhnin si të isha top futbolli, duke më fyer e duke më bërtitur. Njëri prej tyre më futi duart në fyt e u përpoq të më merrte frymën. Rashë përdhe si i vdekur. Ata kërkuan që të rrëfeja të gjitha “mëkatet”, që kisha bërë kundër partisë e popullit. U thashë se nuk kisha bërë asgjë të keqe. Atëherë morën telin me korrent dhe e vunë në veshët e mi.

Qe një përvojë e tmerrshme, e padurueshme. Pastaj, roja tjetër, një trupmadh i fuqishëm, hipi me çizmet e tij mbi mua. Më theu një brinjë.

Në natën e Krishtlindjeve të vitit 1947, roja më urdhëroi të zhvishesha krejtësisht, përveç pantallonave. Ishte një natë e ftohtë e me shi. Më çuan në nevojtoren e katit të sipërm, ku kishte grumbuj nevoje dhe erë të rëndë urine të padurueshme. Morën një litar e ma kaluan në gjoks, poshtë sqetullave; më ngritën lart. Mbeta vetëm me gishtat e këmbeve që më ciknin dyshemenë. Më lidhën në tavan; të dridhurat e mia ishin aq të forta, saqë fillova te hidhesha e tundesha, duke humbur çdo kontroll mbi veten. Pas pak, i ftohti më mori të gjithë trupin; një paralizë po më pushtonte ngadalë, duke filluar nga këmbët. Fillova të bërtas gjithnjë e më fort.

Një oficer erdhi e dha urdhër të më zgjidhnin. Mè veshën rrobat. Dridhesha. Më afruan pranë një stufe. U desh një orë që të qetësohesha. Shumë herë e kam pyetur veten se si kam shpëtuar atë natë. Më çuditshmja është se nuk mora as pneumoni. Për nëntë muaj në hetuesi provova të gjitha llojet e torturave: rrahjet, dhunën, korrentin. Nuk na linin të shkonim as në nevojtore. Ishte një torturë e patregueshme. Kam pasur raste kur kisha diarre. Isha i sëmure. Më është dashur të përdor tasin e ushqimit si enë ku të kryeja nevojat…! Çfarë poshtërimi për mua e për shumë shokë të mi, që na detyruan të pësonin vuajtje të tilla.

Më vone me derguan në Beden të Kavajës. Atje ishte ferri vete. Kam punuar për tharjen e kënetës e hapjen e kanaleve ujitëse. Kishim vetëm pesëdhjetë gramë bukë gruri në ditë si racion. Ishim me barkun bosh, gjatë tërë kohës. U dobësuam, u bëmë kufoma. Nuk kishim ujë për të pirë. Kemi gjetur krimba në enët e ujit. Verës punonim në pikë të diellit, në temperaturë deri në dyzet gradë. Punonim këmbëzbathur, Shushunjat na nguleshin në këmbët e na e thithnin edhe atë pak gjak që na kishte mbetur. Me një cigare të ndezur, i largonim. Shumë të burgosur kanë vdekur aty…

Sa i mire është Zoti! Përsëri më dha mundësinë të shijoj kënaqësinë e mrekullive të tij.” Pader Anton Luli. /Publikuar në Facebook nga Dom Vlash PALAJ/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: EMRI – U kthyen në makth me vjedhjen e banesave në Lezhë, policia arreston dy persona dhe procedon një tjetër
Artikull pasardhës: EMRAT – Një tjetër degë e PD publikon emrat e delegatëve që do të jenë me 11 dhjetor në Kuvendin Kombëtar

TË FUNDIT

ura bunes permbytje 2021

MINUTA E FUNDIT – KESH nis shkarkimet nga Fierza, Komani dhe Vau Dejësi, rritet niveli i lumenjve në Shkodër…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – KESH nis shkarkimet nga Fierza, Komani dhe Vau Dejësi, rritet niveli i lumenjve në Shkodër… 16 February, 2026
  • EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën… 16 February, 2026
  • Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë 16 February, 2026
  • Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe… 16 February, 2026
  • SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, ja kur Kuvendi do të mblidhet për të shqyrtuar heqjen e imunitetit 16 February, 2026
  • Arrestohet nga policia 39- vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtroi dhunë ndaj nënës së tij… 16 February, 2026
  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
  • Olimpiada Dimërore, zhgënjen italiania Colturi që përfaqëson Shqipërinë, vetëm e 16- ta në slalomin gjigant 15 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

ura bunes permbytje 2021

MINUTA E FUNDIT – KESH nis shkarkimet nga Fierza, Komani dhe Vau Dejësi, rritet niveli i lumenjve në Shkodër…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
ke fshf 2026

EMRAT – Zgjidhet edhe Komiteti Ekzekutiv i FSHF- së, Armando Cungu përfaqëson Shkodrën…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
Armand-Duka-2026

Udhëheq futbollin shqiptar për katër vitet e ardhshme, Armand Duka merr besimin e plotë të Asamblesë

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
arrest 2026

Arrestohet 53- vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet për kultivim kanabisi në Malësi të Madhe…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.