Skip to content
16 February, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Për të vdekurit nuk flitet keq, por politikani nuk është njeri….

ShkodraWeb 15 October, 2017
shinasiprifti840

Nga Shinasi Rama

Sa herë që vdes një nga këto maskarenjtë e shumtë që dolën në krye të politikës gjatë tranzicionit, njerëzit mbajnë një nga tre qëndrimet e mëposhtme. Një palë e nderojnë dhe e qajnë sepse e kanë pasur mik dhe bashkëpunëtor. Një palë heshtin sepse e kanë pasur armik dhe e kanë ndihmuar per ta nisur në atëbotë ose janë lutur që të shkojë sa më shpejt. Shumica dërmuese e njerëzve ecin me parimin se “vdekja është kapak floriri.” Ose si thonin latinët “de mortuis, aut bene, aut nihil.” Pra, për të vdekurit ose fol mirë, ose mos thuaj asgjë. dhe kur vdes nje politikan, mbulohet me heshtje ai dhe … te gjithe krimet e tij.

Mirëpo ky parim vlen për të vdekurit e zakonshëm. Por ne bote nuk vlen per politikanet. Kur vdes në një lagje, mëhallë apo katund, familja dhe shoqëria vazhdojnë të jetojnë në lidhje të ngushta dhe raste të tilla shërbejnë me zgjidhë shumë fërkime e probleme. Vdekja bëhet një moment ku largimi i një personi ndhmon në afrimin e njerëzve dhe në shoshitjen e problemeve.

Por me politikanët është ndryshe. Duke qënë të shkëputur nga bashkësia apo katundi, njerëzit nuk e ndjejnë në jetën e tyre të përditshme. Dhe pikërisht për këtë janë më të presdispozuar që të falin cdo gjë dhe të thonë fjalën e mirë për të. Njerëzit që sillen kështu mendojnë sipas parimit, ‘ujku që nuk më ha mua, rroftë 1000 vjet!’ për shkak të besnikërive politike, bestytnive, injorancës, budallallëkut dhe me radhë këta duan që vdekjet e politikkanëve të jenë “kapak floriri” pra, le të vdesin dhe ne do të themi fjalën e mirë. Megjithate, nuk ka varr per Enver Hoxhen dhe nuk keni lene gje pa thene kunder tij. edhe kur shume prej jush ju ka bere njerez. po ashtu per shume nga figurat kryesore te politikes sone e e kombit qe kane bere kaq shume por qe nuk kane varr e qe ju nuk i nderoni sepse i harroni. Nderimet jane per mushkat e droges dhe parelinjte qe i kane bere varret si mauzoleume romake. kur vdes dikush heshtin te gjithe dhe e shkuara harrohet por me te edhe ju nuk keni me kujtese. fshihen njerzit, fshihen edhe krimet e tyre.

Dje vdiq Dritan Prifti, një nga maskarenjtë e shumtë por të spikatur në politikën shqiptare. Kemi qënë të njohur kur ishte student dhe asokohe ishte një djalë shumë i edukuar mirë dhe I përmbajtur. Vinte nga një familje politike e kohës, i jati ishte zyrtar partiak ne Berat, Tirane etj. Mirëpo më pas, gjatë viteve të tranzicionit, u shpërfytyrua dhe u bë një kriminel politikan me jakë të bardhë. Përdori të gjithë arsenalin e mashtrimit të tranzicionit, u bë multimilioner me euro, shpërdori pozitën e vet zyrtare, nuk dinte se si të provonte paratë nga vinin milionat që kishte vënë si minister e Drejtor I KESH. Hyri në allishverishe me gjithkënd, ishte shantazhues, i djallëzuar, antishqiptar i bindur, egoist deri në ekstrem, kurvar dhe pusht, dhe në politkë dhe në jetë i të 99-tave.

Tani për Dritanin që kam njohur student, me vjen keq. Por për Dritanin politikan nuk kam asnjë mëshirë. Sepse kur hyn në politikë, nuk je më njeri, je faktor. Politika të zhvesh nga ana njerëzore dhe në politikë do të konsiderohesh nga efekti që ke mbi të gjithë shoqërinë. Dhe ti e fal hajnin e xhepave, por si e fal atë që del me 4.6 milionë euro nga dy vite drejtor i KESH???? ky hajni politikan ka vjedhur dy dollare nga cdo shqiptar. dhe ti thua ta falim e ta harrojme???

Politikani është njeri për familjen por për shoqërinë është abstract dhe perfaqeson ose vlerë ose antivlerë. Pra, kjo është edhe përgjigja pë rata që thonë se nuk duhen përfolur maskarenjtë e politikes. Maskarenjtë e politikës nuk janë njerëz. Kur kanë vlera, janë më të mëdhenj se jeta. Kur janë antivlera janë përbindësha. Jam I sigurtë, duke gjykuar nga sjellja e tij, se duke e ditur se që nga kthimi nga SHBA, kur e mori vesh se kishte leucemi, Dritani ka menduar vetëm e vetëm për familjen e vet dhe për fundin e pashmangshëm. Dhe për të siguruar familjen e për të gezuar jetën ka bërë atë që nuk ia merr mendja njeriu. Njëlloj si mijëra të tjerë që nuk janë aq të njohur sa ai, por po aq vdekjeprurës për shoqërinë shqiptare dhe që kanë bërë po ashtu të 99-tat.

A duhet me ua numerue maskarenjve te vdekur poshtersite qe kane bere???? Po pa dyshim. ata që mendojnë se duhet të përdorin vdekjen për të larë krimet e kanë gabim. familjarët le ta qajnë, klerikët le ta lajnë, njerëzit ta shajnë, dhe ata që e duan të vërtetën, ti shpërbajnë.  kjo eshte me shume se ndeshkim shoqeror, eshte nje paralajmerim se kur te sillesh ne politike jo si njeri por si kriminel kur te vdesesh do te trajtohesh jo si njeri por si kriminel.

Kur flasim për politikanë të vdekur flasim për vlera dhe për antivlera. Dhe ketyre u duhet numëruar një për një cdo poshtërsi që kanë bërë kur kanë qënë në krye të shtetit dhe kanë pasur në dorë fatet e njerëzve dhe paratë e shoqërisë.

Duhet që në obituaret t’ua nxjerrim në dritë të gjithë maskarallëqet. Le ta dijnë edhe ata që lënë mbas se cfarë llumi janë. KAm njohur një vajzë nga këto pinjollet e parisë që në sy të të jatit më tha se cfarë se thuhej për të jatin. Ajo vajzë ishte dënimi i Zotit për atë politikan sepse ishte e zhveshur nga cdo ndjenjë dashurie e respekti prindëror.

Le ta dinë edhe shqiptarët se cfarë llumi I ka sunduar e shfrytëzuar. Le të zhvishen edhe shqiptarët nga kjo idhujtari boshe dhe e pakuptimtë. Në një një kohë maskarenjsh, nuk ka parime si “vdekja është kapak floriri.” Floririn këta ua kanë lënë të vetëve, dhe jo shqiptarëve. e vetmja here qe Dritani i perdori parate ishte kur shkoi ne Libofshe dhe u bleu myzeqareve lope per vota!!! i dhunoi dhe u shtremberoi vullnetin politik, me p[arate e vjedhura nga shqiptaret, nje krim tjeter qe nuk ka cmim.

Duhet folur sepse maskarenjtë nuk vdesin për komb e Atdhe, kur vdekja vërtetë është kapak floriri. por edhe duke dhënë shpirt I kanë harxhuar milionat e gjakut të kombit shqiptar me kurva, salltanete, e poshtërsi të panumërta.

Në një nivel tjetër, keni përgjegjësi për cka ndodh në shoqëri sepse jeni njerëz por edhe qytetarë dhe ky është kufiri që ndan barbarinë nga qytetërimi: kur e përbashkëta të dhemb po aq shumë sa e përvecmja dhe personalja. Keta nuk të kanë prekur ty por kanë bërë kërdinë mbi të përbashkëtën. Pra, janë ndoshta edhe më të dnbyrë e më të këqinj se cdo armik personal. Dhe kjo nuk duhet harruar.

Në një nivel njerëzor, ju që ia nxorët eshtrat brez mbas brezi gjithkujt tani doni heshtje për këta hienat e tranzicionit??? Ju që keni prishur varreza për të bërë pallate e stadiume, ju që kur zgjoheni në mëngjez e deri kur flini jeni të rrethuar me poshtërsi hile e maskarallëqe doni heshtje për ata që iu përdorin ju e fëmijët tuaj si duan vetë dhe ju shfrytezojne hapur e pa meshire??? Ju që e doni borxhin edhe mbas vdekjes, doni që këta të marrin paratë tuaja me vete??? Ju që nuk falni një gjak të katragjyshit, doni që të harroni se ky ua ka pirë gjakun ju vetë dhe ua ka shkatërruar jetën familjes tuaj? Ju që të vrisni për një gërvishtje makine??? Ju që duroni që të prostituohen vajzat emotrat shqiptare??? Ju që mendoni se paraja nuk ka erë???

Nuk ka heshtje!!! Sa herë të vdesin, do t’ua numërojmë të gjithë krimet që dimë dhe pa mëshirë. kjo eshte shenje sjelljeje qytetare dhe me pergjegjshmeri politike.

Sepse as ata nuk kanë pasur asnjë mëshirë për ne. Kur kalon rrugës dhe e sheh gjarpërin e ngordhur, siguroju dhe shtypi kokën edhe një herë. Thuaj të vërtetën se vetëm ajo të bën trim dhe të lirë. Thënia e vërtetës të bën edhe një njeri e qytetar më të mirë dhe të largon nga barbaria e skllavëria ku jeni. Sepse duke falur e duke harruar këto krime jo vtemë keni ardhur deri këtu në këtë fund ku jeni, por do të shkoni edhe më poshtë dhe do të jeni skllevër edhe më të shfrytëzuar, edhe më të përdhunuar dhe më të pashpresë. Për të vdekurit nuk flitet keq, por kur politikani nuk është njeri, atëherë as varr nuk duhet me i dhanë. E natyrisht, me folë keq, shumë keq, shumë ashpër për sa kohë që thuhet e vërteta. /bletashqiptare/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: “Sulltani i prostitutave”, lezhjani që e kapi policia në mes të orgjisë…
Artikull pasardhës: Qeveria zhbllokon tenderat, ishin bllokuar perkohesisht ne korrik me “tekniket”

TË FUNDIT

benet beci turizmi

NGA BENET BECI – Turizmi nga potencial në realitet, Shkodra ka përjetuar një transformim të jashtëzakonshëm

ShkodraWeb 27 September, 2025 0
fatlum nurja trafiku 2025

NGA FATLUM NURJA – Trafiku dhe kosto e autostradës, i kushtojnë Shkodrës të paktën 11 MLN euro në vit

ShkodraWeb 12 August, 2025 0
berisha zaloshnja zgjedhje 2025

NGA EDUARD ZALOSHNJA – 1 qark dhe 11 ish-minibashki rrëzuan 6 alibi…

ShkodraWeb 2 June, 2025 0

TË FUNDIT

  • Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite… 16 February, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026… 16 February, 2026
  • VIDEO – Vllaznia feston 107- vjetorin në mënyrën më të mirë, mund Elbasanin dhe shkon në +5… 15 February, 2026
  • Olimpiada Dimërore, zhgënjen italiania Colturi që përfaqëson Shqipërinë, vetëm e 16- ta në slalomin gjigant 15 February, 2026
  • RAPORTI – Situata e përkeqësuar e motit, ja si paraqitet situata në 5 bashkitë e qarkut të Shkodrës… 15 February, 2026
  • VIDEO – Bllokohet sërish qarkullimi i mjeteve në aksin Qafë- Thore, nivel i lartë rreziku nga reshjet e borës 15 February, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 15 shkurt 2026… 15 February, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 15 shkurt 2026… 15 February, 2026
  • NGA PAULIN MACAJ – Pse Rrjolli i Velipojës është beteja e të gjithëve, faktet që shteti fsheh… 14 February, 2026
  • VIDEO – Policia e Shkodrës arreston 3 të rinj, të përfshirë në veprimtarinë e shitjes së lëndëve narkotike 14 February, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

pensioniste shetitje 2021

Shqipëria po kthehet në një azil të madh, popullsia mbi 65 vjeç si ka ndryshuar demografia në 10 vite…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
shtypi

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e hënë, 16 shkurt 2026…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
HOROSKOPI

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e hënë, 16 shkurt 2026…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
MOTI

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e hënë, 16 shkurt 2026…

ShkodraWeb 16 February, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.