Lexova një ese qe Flutura Açka i kishte bere asaj vajzës shqiptare me mbiemër Kokalari nga Stokholmi që pritet të zgjidhet deputete.
Megjithëse nuk kishte dy ore qe isha kthyer nga jashtë me kapi makthi te rrembeja valixhen e tja mbathja prapë. Aq i zi e gotik ishte rrëfimi.
Por pastaj u qetësova dhe analizova panikun tim. Flutura i thoshte se shyqyr qe nuk je këtu se po te ishte do ta lypte drejtori.
Me siguri ajo vajza nuk është habitur. Me kete pune nuk e tremb atë vajzën. Aty ku rri 80% e drejtuesve ja lypin vartësve pa dallim seksi.
I thoshte që mirë qe ka ikur se këtu do ta shtypnin me këmbë. Ne fakt u kujtova se te njejtin problem kane ne Greqi, Itali madje edhe Gjermani ku gerontokracia te shtyp.
Përmendte mungesën e meritokracise. E ku ka? Ja psh edhe partia qe ka xhan Flutura kushedi ku psonisi Gazin dhe e beri numrin dy të saj.
I përmendet Musinenë qe e kishte kushërirë dhe vuajti ne burg. Po mbase ajo vajze ka xhan Enverin se edhe me atë bie kushëri. Por asnjeri nuk ka ndikuar te behet kjo qe është.
Pastaj përmend faqet e para qe zene ne gazeta ish-nomenklatura. Personalisht mendoj qe keto i kerkojne me shume bjerrakohësit dhe ata qe mendojnë se do fitojme me kalin e antikomunizmit, se nje njeriu me dy pare mend nuk i interesojne fare.
Dmth jane nje vrime ne uje. Sot nuk ngjall kuriozitet Ditmiri lere pastaj Sula.
Une do doja qe Flutura te përshkruante humbjen e djalit, çfarë përjeton, si e perballoi ajo apo shkrimtari japonez dhe kabina telefonike pa tel qe ai ngriti maje malit për te folur me te. Te na ndihmoje qe te bëhemi me njerëz.
Pa sa per leksione agresiviteti, ja garantoj qe është thjesht një nxënëse filloreje dhe vetem sa i prish pune vetes edhe ne. Nuk rregullon asgjë. /Nga Dritan HILA/