Partia Demokratike do të mbledhë sot Këshillin Kombëtar për të zgjedhur Kryesinë e re të partisë dhe funksionarët më të lartë të saj në parti.
Votimi i anëtarëve të Këshillit Kombëtar do të përmbyllë një proces afro dyvjeçar të riorganizimit të partisë më të madhe opozitare dhe do t’i hapë rrugë paraqitjes së alternativës, me të cilën demokratët do të kërkojnë të vijnë në pushtet.
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, sipas së drejtës ekskluzive që i jep statuti i PD-së për propozimin e emrave që do të përfaqësojnë edhe lidershipin e ri të demokratëve.
Ajo që bie në sy në vendimmarrjet e kreut të PD-së në mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar është rikthimi i ish-Presidentit, Bujar Nishani, të cilit Basha do t’i besojë drejtimin e Këshillit.
Ish-kreu i shtetit, pas përfundimit të detyrës, ka reaguar vazhdimisht për situatën politike në vend dhe kryesisht për çështje që lidhen me sigurinë kombëtare.
FIGURAT E REJA
Ish-ministri i Drejtësisë dhe Këshilltari Ligjor i PD-së, Gazment Bardhi, do të kandidojë përballë Këshilltarit Ekonomik, Dorian Teliti për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PDsë në vend të Arben Ristanit. Basha ka vendosur të ndryshojë tërësisht edhe sekretariatet e tjera duke kërkuar të vendosë në krye të tyre njerëz teknikë.
Ajo që bie në sy në propozimet e Bashës është se për të gjitha sekretariatet janë vendosur persona me profil të ulët politik përballë disa figurash të afirmuara në poste të caktuara. Kështu, juristi Çlirim Gjata do të kandidojë përballë Marinela Ziut për postin e Sekretarit për Çështjet Ligjore, Sahit Dollapi përballë Lulzim Omurit për Sekretarin Organizativ, Ivi Kaso përballë Dorjan Gjonmarkaj për Sekretarin e Çështjeve Zgjedhore dhe Ervin Minarolli përballë Minushe Lazaj për sekretare të burimeve njerëzore.
Në këtë përzgjedhje, duket se kreu i PD-së ka vendosur që grupi i sekretarëve funksionalë të jetë nën drejtimin e Sekretarit të Përgjithshëm, përgjithësisht për çështje të karakterit partiak, ndërkohë që peshën politike pritet ta mbajnë anëtarët e rinj të Kryesisë së PD-së.
Në listën e kandidatëve për anëtarë të Kryesisë janë edhe disa prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar të njohur edhe si kritikë të kreut të PD-së, si Tomorr Alizoti dhe Gent Malko. Basha ka vendosur që si kandidatë për 15 vendet e Kryesisë që do të zgjidhen sot me votë nga këshilli, të jetë thuajse i gjithë grupi parlamentar.
Jashtë kësaj liste janë lënë deputetët: Romeo Gurakuqi, Lorenc Luka, Isuf Cela, Myslym Murrizi, Luan Baci, Hekuran Hoxholli, Astrit Veliaj dhe Andon Frrokaj.
Agron Shehaj
Aldo Bumçi
Arben Beqiri
Arben Ibro
Avenir Peka
Bardh Spahia
Besart Kadia
Dhurata Çup
Dritan Shano
Dorjan Gjonmarkaj
Endri Hasa
Enkelejd Alibeaj
Enkelejda Sallaku
Enno Bozdo
Enri Çeno
Ervin Salianji
Fatbardh Kadilli
Fatbardha Kadiu
Fatbardh Sallaku
Fitim Zekthi
Flamur Hoxha
Flamur Noka
Florjon Mima
Gazmend Koduzi
Genc Pollo
Gent Strazimiri
Genti Malko
Gerti Bogdani
Grida Duma
Izmira Ulqinaku
Jamarber Malltezi
Jorida Tabaku
Kastriot Sulka
Klevis Balliu
Kreshnik Çollaku
Ledina Mandia
Luçiano Boçi
Lindita Metaliaj
Mateo Spaho
Nada Meçorapaj
Nevila Xhindi
Ndriçim Mehmeti
Oerd Bylykbashi
Orjola Pampuri
Roland Bejko
Rudina Hajdari
Tomorr Alizoti
Tritan Shehu
Valentina Duka
Xhemal Gjunkshi
DEPUTETË QË S’JANË KANDIDUAR NË KRYESI:
Romeo Gurakuqi
Lorenc Luka
Isuf Cela
Myslym Murrizi
Luan Baci
Hekuran Hoxholli
Astrit Veliaj
Andon Frrokaj
KËRKESË PËR VOTËBESIM
Nënkryetar: Edi Paloka
Nënkryetar: Edmond Spaho
PROPOZIME PËR ORGANE STATUTORE:
Bujar Nishani, Kryetar i Këshillit Kombëtar
Halim Kosova, Kryetar i Komisionit të Integritetit e Etikës
Jemin Gjana, Kryetar i Komisionit Zgjedhor
Arben Ristani. Kryetar i Komisionit te Apelimit
Alfred Rushaj, Kryetar i Bordit Financiar
ANTARË TË KRYESISE EX OFFICIO:
Albana Vokshi Kryetarja e LDGSH
Belind Këlliçi Kryetari i FRPD /Nga Juxhin MUSTAFARAJ, PanoramA/