Partia Demokratike do të mbledhë të shtunën Këshillin Kombëtar, ndërsa në rend dite është parashikuar zgjedhjen e Kryesisë se re te PD. Mbledhja do të nisë në orën 11:00. Kjo mbledhje do të shënojë fundin të procesit të riorganizimit të demokratëve, proces që nisi me zgjedhje në seksione dhe grupseksione, degë për të kulmuar me Kuvendin Kombëtar që votoi për Këshillin Kombëtar.