Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj ka konfirmuar përmes një deklaratë për mediat nga ministria prangosjen e Klemend Balilit. Lleshja tha se me kapjen e Balilit, morën një rezultat të merituar. “Policia shqiptare merr në duart e saj një prej personave më të kërkuar në Shqipëri ndërsa qytetaret dhe partnerët marrin një lajm shumë të qartë për Shqipërinë që duam. Arrestimi është një mesazh që policia është e gatshme për të kaluar në një fazë të re në luftën kundër krimit”, tha Lleshaj.
“Për këdo që njeh sadopak punën operative zhvilluese dhe natyrën e operacioneve të tilla për ndalimin e personave të këtij karakteri besoj do ta ketë të qartë që kurrë nuk mund të ketë një udhëtim vullnetar të një personi të kriminalizuar dhe të këtij niveli drejt stacionit të policisë. Procesi është rezultat i një operacioni të gjerë, të thellë të ndërlikuar në bashkëpunim me partnerë të Shqipërisë të cilët kanë mundësuar që personi në fjalë të dorëzohet në Policinë e Shtetit”, u shpreh ministri.
https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/1971755656235075/