“Pas hekurave dhe t’u ndalohet përgjithmonë hyrja në stadiumet shqiptare”, Rama reagon pas dëmeve në Air Albania Stadium

Kryeministri Rama ka reaguar ashpër pas thyerjes së 164 stolave në stadiumin ”Air Albania Stadium” gjatë ndeshjes së djeshme Tirana- Kukësi. Rama shprehet se përgjegjësit duhet t’u ndalohet hyrja përgjithmonë në stadiumet shqiptare si dhe të shkojnë mbrapa hekurave, ashtu siç e përcaktojnë nenet e reja të Kodit Penal.


STATUSI I RAMËS

Uroj që një orë e më parë, këta lloj katërkëmbëshash të mbyllen pas hekurave që zgjaten deri në tavan dhe të ndalohen përgjithnjë të hynë në stadiumet tona, bash ashtu siç e parashikojnë NENET E REJA të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë KUNDËR DH.U.NËS NË SPORT.