Skip to content
26 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Politika

“Pas 26 prillit i gatshëm të bashkëpunojmë gjerësisht”, Rama mesazh Bashës 11 ditë para zgjedhjeve: I vetmi kusht është…

ShkodraWeb 2 years ago

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar gjatë ditës së sotme, se do të bashkëpunonte me Lulzim Basha pas zgjedhjeve të 25 prillit me kusht që të distancohet nga Ilir Meta dhe Sali Berisha. Rama shprehet i bindur që Partia Demokratike do të mbetet në opozitë.

“Lulzim Basha duhet të ndahet qartësisht nga Ilir Meta dhe Sali Berisha për të transformuar njëherë e mirë një jetë politike në Shqipëri, që me konvulsionet e saj është kthyer në një stres për shqiptarët. Bashkëpunimi ngushtësisht do të thotë si një bashkëpunim në vendet që ne duam të arrijmë dhe t’u ngjajmë.

Nuk flas për gjëra konkrete se ne do të fitojmë zgjedhjet dhe do të kemi shumicën dhe nuk do të kemi një problem të kësaj natyre, por në emër të shumicës unë jam shumë i gatshëm të shkoj përtej politikës së këtyre viteve dhe të angazhohem që politika e ardhshme të jetë 100 % në dispozicion të projektit ekonomik, të mirëqenies shqiptare, dhe as 1 % e fokusuar te vetvetja, te politikanët, jo te konfliktet dhe idiotësisë”, tha Rama, duke shtuar se “Lulzim Basha duhet që ta thotë nëse është i gatshëm të ndahet plotësisht dhe qartësisht prej tyre”.

Kryeministri e konsideron kreun e Partisë Demokratike si “një dhëndër i zbukuruar për të dalë në fushatë duke fshehur ata që ka rreth e rrotull dhe tërësisht i kontrolluar nga këta të dy”.

“Janë këta të dy pushteti real dhe kërcënimi real. Lulzim Basha nuk është kërcënim për demokracinë, por për faktin se sa herë është provuar ka treguar se është i paaftë të qeverisë. Lapsuset e tij të bëjnë për të qeshur, por nuk rë bëjnë për të qeshur kur me të njëjtën lehtësi firmos një marrëveshje që i jep një pjesë territori vendit tjetër, që kur rri në krye të një dikasteri dhe vriten 4 vetë në bulevard dhe del në krye të dikasterit tjetër dhe humbin qindra-milionë euro apo kur Tirana filloi të degradonte. Nuk ia vlen të humbasim kohë më tutje. Nuk ia vlen të merremi kaq shumë. Saliu, Iliri dhe Monika janë kërcënimi real”, tha Rama për Raport Tv.

Lidhur me ndërprerjen e fluturimeve në aeroportin e Rinasit, Rama tha se “nuk ka asnjë pikë dyshimi që pas asaj ngjarje ishte Ilir Meta”.

“Jo, nuk them asnjë informacion nuk ka lidhje me asnjë klasifikim. Mjafton të njohësh Ilir Metën dhe është shumë i qartë qëndrimi i tij dhe çfarë pamë më vijim ishte thjesht një provë. Informacionet e klasifikuara janë punë e prokurorisë, jo të miat”, tha Rama.

Duke iu referuar sondazheve, Rama tha se “nuk do të kemi asnjë detyrim për të zgjedhur të tjerë si rezultat i numrave. Kjo është pak por e sigurt. Do të kemi vota të mjaftueshme për të qeverisur. Ne nuk do marrim 71 vota, por 74-78 mandate”.

Continue Reading

LAJM PARA: “Shpresoj që në Korçë të mos kemi sërish Jorgjin”, flet Edi Martini pas eleminimit nga Kupa: Patëm nervozizëm
LAJM PAS: SONDAZHI “IPSOS” – PD 7 mandate në Shkodër, PS 3 mandate, “shuhet” LSI- ja, PSD merr mandat…

TË FUNDIT

BBVIP – Ndahet çifti i famshëm i spektaklit, Kiara lë shtëpinë dhe Luizin në lot…
  • Kryesore

BBVIP – Ndahet çifti i famshëm i spektaklit, Kiara lë shtëpinë dhe Luizin në lot…

18 mins ago
“Shkodra ka nevojë për punë, jo për politikë”, u zyrtarizua si kandidat, Benet Beci: Jam njeri i punës, jo shumë i fjalëve
  • Aktualitet

“Shkodra ka nevojë për punë, jo për politikë”, u zyrtarizua si kandidat, Benet Beci: Jam njeri i punës, jo shumë i fjalëve

2 hours ago
Koalicioni “Bashkë fitojmë”, Berisha tregon vendet që i janë lënë për këshilltarë aleatëve PL, PBDNJ dhe PDK…
  • Aktualitet

Koalicioni “Bashkë fitojmë”, Berisha tregon vendet që i janë lënë për këshilltarë aleatëve PL, PBDNJ dhe PDK…

3 hours ago

TË FUNDIT

  • BBVIP – Ndahet çifti i famshëm i spektaklit, Kiara lë shtëpinë dhe Luizin në lot…
  • “Shkodra ka nevojë për punë, jo për politikë”, u zyrtarizua si kandidat, Benet Beci: Jam njeri i punës, jo shumë i fjalëve
  • Koalicioni “Bashkë fitojmë”, Berisha tregon vendet që i janë lënë për këshilltarë aleatëve PL, PBDNJ dhe PDK…
  • BBVIP – Përcaktohet data e finales së madhe të spektaklit, ja sa para do të fitojnë finalistët…
  • VIDEO – Përfundon mbledhja e Kryesisë së PSSH- së në Tiranë, ja cilët janë emrat zyrtarë për 5 bashkitë e qarkut Shkodër
  • “Perspektiva të reja për ta bërë këtë zonë vitale”, përfundon asfaltimi i një tjetër rruge në Malësi të Madhe…

TË FUNDIT

BBVIP – Ndahet çifti i famshëm i spektaklit, Kiara lë shtëpinë dhe Luizin në lot…
  • Kryesore

BBVIP – Ndahet çifti i famshëm i spektaklit, Kiara lë shtëpinë dhe Luizin në lot…

18 mins ago
“Shkodra ka nevojë për punë, jo për politikë”, u zyrtarizua si kandidat, Benet Beci: Jam njeri i punës, jo shumë i fjalëve
  • Aktualitet

“Shkodra ka nevojë për punë, jo për politikë”, u zyrtarizua si kandidat, Benet Beci: Jam njeri i punës, jo shumë i fjalëve

2 hours ago
Koalicioni “Bashkë fitojmë”, Berisha tregon vendet që i janë lënë për këshilltarë aleatëve PL, PBDNJ dhe PDK…
  • Aktualitet

Koalicioni “Bashkë fitojmë”, Berisha tregon vendet që i janë lënë për këshilltarë aleatëve PL, PBDNJ dhe PDK…

3 hours ago
BBVIP – Përcaktohet data e finales së madhe të spektaklit, ja sa para do të fitojnë finalistët…
  • Kryesore

BBVIP – Përcaktohet data e finales së madhe të spektaklit, ja sa para do të fitojnë finalistët…

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.