Partia Demokratike mbledh të hënën Këshillin Kombëtar, ja çfarë do të diskutohet në mbledhjen e rëndësishme…

Ditën e hënë do të mblidhet Këshillit Kombëtar i Partisë Demokratike.

Përmes një njoftimi për mediat, Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi bën me dije se Këshilli do të nisë punimet në orën 18:00, ndërsa është përcaktuar edhe axhenda e diskutimit.


NJOFTIMI I BARDHIT

Të nderuar anëtarë të Këshillit Kombëtar,
Ditën e hënë, datë 30 Gusht 2021, ora 18:00, do të zhvillohet mbledhja e Këshillit Kombëtar të PDSH, me këtë rend dite:

1. Konstituimi i Këshillit të ri Kombëtar dhe zgjedhja e Kryetarit të Këshillit Kombëtar.
2. Zgjedhja e Kryesisë dhe Sekretariatit të Partisë; e Kryetarit të Komisionit të Apelimit, Integritetit dhe Etikës; e Komisionit Zgjedhor; dhe të Bordit Financiar të Partisë.
3. Njoftimi i përbërjes së Kryesisë së Grupit Parlamentar të PD.
4. Caktimi i drejtuesve te Departamenteve të Këshillit Kombëtar.

Mbledhja do të zhvillohet në Sallën e Mbledhjeve, Kati i II, Selia e PD.

Duke ju uruar punë të mbarë,
Sekretari i Përgjithshëm
Gazment Bardhi