Skip to content
10 November, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Mag & Vip

PARASHIKIMI/ Pas 25 viteve Shqiperia do te kete 300 mije banore me pak

ShkodraWeb 28 August, 2017
Shqipëria është vendi me densitetin më të lartë të banorëve në rajon. PopulationPyramid.net ka përditësuar hartën botërore të densitetit të popullsisë dhe ka dhënë projeksionet mbi popullsinë për vitet e ardhshme.
Krahasuar me rajonin, Shqipëria ka densitetin më të lartë, ku për çdo një kilometër katror përllogariten rreth 101 banorë. Në rajon densitetin më të ulët të popullsisë e ka Mali i Zi, ku për çdo një kilometër katror përllogariten 45 banorë.
Popullsia më së shumti është e përqendruar në Ultësirën Perëndimore, ku vetëm Tirana ka një dendësi prej 682 banorë/km2 dhe numëron 862,361 banorë në 2017-n.
Pas Malit të zi dendësi më të ulët ka Bosnja me 74 banorë/kilometër në katror dhe Maqedonia me 81 banorë/ kilometër katror.
Sipas të dhënave të hartës, aktualisht popullsia e Shqipërisëështë rreth 2.91 milionë banorë, ndërsa sipërfaqe rreth 28 mijë e 750 kilometra.
Megjithatë pas 25 vitesh projeksionet mbi popullsinë tregojnë se do të ketë një ulje të numrit të banorëve në 2.6 milionë apo me rreth 300 mijë banorë, ndërsa dendësia e popullsisë do të jetë 93 banorë/kilometër katror.
Vendet me dendësinë më të lartë në botë
Sipas hartës botërore të publikuar nga Populationpyramid.net vendi me dendësinë më të lartë në botë është India me 408 banorë/km2, Koreja e Jugut me 505 banor/km2, Pakistani me 247banorë/km2. Ndërsa Kina, megjithëse është vendi me numrin më të lartë të banorëve ka një densitet prej 145 banorësh/km2.
Pas 25 vitesh projeksionet tregojnë se do të rritet dendësia e popullsisë së Indisë në mbi 500 banorë për km2, ndërsa e Kinës do të ulët në 139.
Në Europë vendet me densitet më të lartë janë vendet e Beneluksit, ku densiteti I Holandës është 410 banorë për kilometër katror dhe Belgjika 374 banorë për km2.
Më pas renditet Mbretëria e Bashkuar me 268 banorë në një kilometër.
Vendet me dendësinë më të ulët
Ndër vendet me dendësinë më të ulët renditen Kanadaja, me 3.6 b/km2, Australia me 3.18 b/km2 dhe Rusia që përllogarit për çdo kilometër katror 8.39 banorë.
Dendësi të ulët popullsia kanë shtetet ku kushtet klimatike nuk janë shumë të favorshme.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Arrestohet 45-vjecari shqiptar ne Greqi, shfrytezonte gruan 15 vjet me te re per prostitucion
Artikull pas: Bosi drejtonte trafikun e heroines nga burgu, dy kusherinj shqiptare bien ne pranga

TË FUNDIT

genar topalli familja 2025
  • Aktualitet

“Financuar prej meje dhe Cindy-t, me mbështetjen e prindërve”, Genar Topalli reagon për dasmën në Romë

ShkodraWeb 17 September, 2025
bleona evis kokalari 2025
  • Kryesore

Sherri mes Bleona Qeretit dhe Evi Kokalarit në gjykatë, këngëtarja kërkon 2 milion dollarë dëmshpërblim…

ShkodraWeb 31 August, 2025
tifoze bari provokim kalaja shkodres 2025
  • Kryesore

FOTOLAJM – Tifozja e ekipit të futbollit të Barit në Itali, provokon me foto edhe nga kalaja e Shkodrës…

ShkodraWeb 1 July, 2025

TË FUNDIT

  • KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato… 9 November, 2025
  • Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë 9 November, 2025
  • Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë 9 November, 2025
  • EMRI – Humbi jetën duke riparuar një defekt interneti, kush është 38- vjeçari nga Shkodra… 9 November, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Gjendet trupi i pajetë i një 65- vjeçari, policia jep informacionet e para… 9 November, 2025
  • ZGJEDHJET E PJESSHME – Mbi 334 mijë shqiptarë votojnë për 5 bashki, 13 kandidatë në garë… 9 November, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 9 nëntor 2025… 9 November, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 9 nëntor 2025… 9 November, 2025
  • “Jam Mysliman”, ateisti i deklaruar , shkrimtari Ben Blushi, provokon me titullin e librit të tij më të ri… 8 November, 2025
  • VIDEO – Vllaznia mund Dinamon në një ndeshje të vështirë, vendos Balaj ndërsa heroi është Pohls… 8 November, 2025
  • Parandalohet një rast i gjuetisë së paligjshme në Shkodër, kapen 3 armë gjahu, municion dhe radio… 8 November, 2025
  • Aksident në mes të Shkodrës, makina përplaset me motorin, përfundon në spital 19- vjeçari… 8 November, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

geshtenja pjekura 2025
  • Aktualitet

KOHA E GËSHTENJAVE – Çfarë i ndodh organizmit tuaj nëse i konsumoni rregullisht ato…

ShkodraWeb 9 November, 2025
arrestim pranga
  • Aktualitet

Prangoset 37- vjeçari nga Shkodra që dhunonte nënën e tij, shpallen në kërkim dy shtetas që qëlluan me armë

ShkodraWeb 9 November, 2025
policia rrugore 2024
  • Aktualitet

Arrestohet shoferi i dehur në drejtim të automjetit, Policia e Shkodrës procedon penalisht edhe 2 shoferë

ShkodraWeb 9 November, 2025
minuta fundit 2025
  • Aktualitet

EMRI – Humbi jetën duke riparuar një defekt interneti, kush është 38- vjeçari nga Shkodra…

ShkodraWeb 9 November, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.