Adnan Januzaj nuk luajti shumë në këtë Botëror. Ai u aktivizua nga trajneri Roberto Martinez në ndeshjen që Belgjika kishte përballë Anglisë. Por shqiptarit ju desh vetëm një mundësi për të treguar vlerat e tij. Ai arriti të ishte vendimtar në atë ndeshje pasi shënoi golin e vetëm dhe të fitores së Belgjikës.
Goli i tij ishte shumë i bukur, madje është dhe kandidat për të fituar cmimin “Goli më i bukur i turneut”. Megjithatë nuk ishte vetëm goli që ai bëri në këtë ndeshje, por e gjithë performanca e tij në atë ndeshje ishte shumë mirë. Në këtë mënyrë shumë skuadra patën interesim për të.
Sipas “Daily Mail” skuadra që është futur fuqishëm për të siguruar shërbimet e djaloshit 23-vjeçar është Evertoni. Klubi anglez është gati që të negociojë me Real Sociedad që ta sjelli në Angli lojtarin e Belgjikës. Për Januzajn trasnferimi te Evertoni do të ishte një rikthim në Angli, pasi ka luajtur edhe më parë me ekipin e Mançester Junajtidit./panorama/