Skip to content
17 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Politika

Paralajmeron kryeministri Rama: Do te ikin te gjithe drejtoret rajonale te arsimit, sepse do te shkrihen…

ShkodraWeb 30 October, 2017
ramaArsimi

Kryeministri Edi Rama ka mbledhur në një takim pasditen e sotme mësuesit e Tiranës, për të prezantuar platformën për rritjen profesionale të mësuesve. Në takimin e zhvilluar në ambientet e “Shkollës së kuqe” në kryeqytet, kreu i Qeverise u ndal tek reforma në arsim dhe cilësia e mësimdhënies. Sa i takon punësimit të mësuesve, kryeministri tha se do të vijohet me portalin “Mësues për Shqipërinë.

Sakaq, ai u ndal edhe tek provimet për drejtorët e shkollave, si dhe tek drejtoritë arsimore. Dhe lidhur me këtë, kryeministri Rama tha se do të shkrihen të gjitha Drejtoritë Arsimore Rajonale, duke funksionuar vetëm katër të tilla në të gjithë vendin, ndarje sipas rajoneve.

“Portali ‘Mësues për Shqipërinë” ka dhënë rezultate. Po përgatitemi për reformimin e DAR, nuk do të kemi më këtë numër, do jenë vetëm 4, në rajone. Sipas një harte që e kemi ndërtuar mbi rajonet, jo sipas ndarjes administrative, por zhvillimit. Roli i drejtorive do të ndryshojë, DAR nuk do të jenë më zyra emërimesh dhe shkarkimesh, do të jenë garant të cilësisë për të gjithë aktorët në fushën e edukimit. Nga zyra në pozita pritëse tani do të merren me programin. Portali do e bëjë të panevojshme ndërhyrjen njerëzore, do të jetë bazë të dhënash me pikët e testeve, kreditet dhe cdo spostim do të bëhet në mënyrë kompjuterike.

Përfundimisht cdo mësues të garantohet që askush nuk e lëviz dot përsa kohë bën detyrën, zëvendësimet sipas meritës. Drejtuesit janë aty, aksident politik, si një monument i së shkuarës. Nga një sistem i thjeshtë 300 drejtorë kanë rezultuar që të jenë nën nivelin mesatar, mes tyre. Nëse drejtuesit e shkollave futen në një proces normal trajnimi, sigurisht që mund ti rrisim shpejt aftësitë e tyre. Edhe procesin e zgjedhjes së tyre do ta largojmë përfundimisht nga duart e partive.

Ne shpëtuam në 90% sistemin nga interferencat politike për mësuesit, se u bë e vështirë për shkak të portalit për të bërë ndërhyrje dhe qoka, por u hapën qokat për drejtorë. U bë më e lehtë të bësh drejtor se mësues. Dhe kemi dëgjuar që ‘Meqë mësues nuk më bën dot më bëj drejtor’. Nëse për mësuesit janë bërë disa përpjekje për trajnim, për drejtorët do të themelojmë shkollën e drejtorëve, si ajo e administratës, do të trajnohen dhe testohen. Zëvendësimi i 300 drejtorëve do të bëhen nga mësuesit që kanë dalë më mirë në test”, u shpreh kryeministri Rama.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Shuhet ne moshen 88- vjecare regjisori i njohur, provoi edhe burgun ne diktature
Artikull pas: Bashkia Shkoder nis shpendarjen e druve te zjarrit ne shkollat ne juridiksion

TË FUNDIT

bashkia vau dejes
  • Aktualitet

Puka dhe Fushë Arrëzi nuk planifikojnë dorëheqje, Vau Dejësi i diskuton në mbledhjen e të martës…

ShkodraWeb 14 July, 2025
berisha per ramen ne theth
  • Kryesore

VIDEO- “Edi Rama u soll ndaj Thethit si një shkatërrimtar”, kryetari i PD- së Berisha flet për aksionin e IKMT

ShkodraWeb 14 July, 2025
theth boci spahia perplasen me policinë
  • Kryesore

VIDEO – “Legen, afrohu se qenke i fortë ti”, deputetët e PD- së Boçi dhe Spahia përplasen me policinë në Theth

ShkodraWeb 12 July, 2025

TË FUNDIT

  • NGA KLODIAN ZHIVANI – Ka diçka që nuk shembet, sado tritol me i vu: Zemra e Malësorit… 16 July, 2025
  • VIDEO – “Gjendja është optimale”, kapiteni i Vllaznisë Balaj nga Letonia: Kërkojmë kalimin në turin tjetër 16 July, 2025
  • “LUFTË” PËR MANDATIN – “Mbarë të shkoftë me dajon!”, Lapaj përplaset publikisht me Shabanin… 16 July, 2025
  • Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton rregulloren e re të kategorisë “Abissnet Superiore”, ja risitë e “Final 4” 16 July, 2025
  • Ngacmonte me gjeste vajzat në plazhin e Velipojës, policia identifikon gjyshin “marakli” nga Kopliku… 16 July, 2025
  • EMRI – Ndezi zjarr për djegien e mbeturinave, përfshihet nga flakët dhe humb jetën 78- vjeçari… 16 July, 2025
  • OPINION – Ambulantët e qumështit, mishit dhe perimeve përballë parkingjeve “si kërpurdha pas shiut” 16 July, 2025
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 16 korrik 2025… 16 July, 2025
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 16 korrik 2025… 16 July, 2025
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë, 16 korrik 2025… 16 July, 2025
  • FOTO – Ministri i Mbrojtjes Vengu dhe kryebashkiaku Beci, vizitë në familjen e dëshmorit Arben Anamali 15 July, 2025
  • NGA AVOKAT SOKOL DEDNDREAJ – Për Frrok Çupin dhe të ngjashmit me të…! 15 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

zemra malesorit klod zhivani theth 2025
  • Kryesore

NGA KLODIAN ZHIVANI – Ka diçka që nuk shembet, sado tritol me i vu: Zemra e Malësorit…

ShkodraWeb 16 July, 2025
balaj letoni 2025
  • Kryesore

VIDEO – “Gjendja është optimale”, kapiteni i Vllaznisë Balaj nga Letonia: Kërkojmë kalimin në turin tjetër

ShkodraWeb 16 July, 2025
shabani lapaj 2025
  • Aktualitet

“LUFTË” PËR MANDATIN – “Mbarë të shkoftë me dajon!”, Lapaj përplaset publikisht me Shabanin…

ShkodraWeb 16 July, 2025
final-41
  • Aktualitet

Komiteti Ekzekutiv i FSHF miraton rregulloren e re të kategorisë “Abissnet Superiore”, ja risitë e “Final 4”

ShkodraWeb 16 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.