Keshilli Bashkiak i Shkodres ka zhvilluar mbledhjen e pare pas konstituimit. Mbledhja eshte zhvilluar ne ndertesen e Bashkise, ne sallen e zakonshme. Ajo qe ra ne sy ishte paradoksi apo dopio standarti ne votimin e organizuar per individet. Pasi eshte njohur me doreheqjen e paraqitur nga sekretari Suel Hadri, kryetarja Brisela Kadia ka ftuar keshilltaret ne votim te fshehte per pranimin ose jo te doreheqjes.
Nderkohe, ne mbledhjen e pare te konstituimit me 19 gusht, me perjashtim te kryetares se KB, ne kryetaret dhe antaret e Keshillit te Qarkut, u zgjodhen me votim te hapur. Ligji parashikon votim te fshehte ne te gjitha rastet kur ka te behet per individe. Pyetja qe ngrihet eshte: U shkel ligji ne mbledhjen e pare dhe u kuptua gabimi ne mbledhjen e dyte?! Apo mbledhja e pare ishte sa per te kryer “adetin” dhe kjo e dyta eshte e verteta?! Me interes eshte pozicionimi i prefektit te Qarkut Shkoder Çesk Millja. Apo “pune e brendshme” e partise?!
Sa per statistike, 46 votuan pro doreheqjes dhe dy ishin kunder lirimit nga detyra. /ShkodraWeb/