Skip to content
1 December, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

ShkodraWeb- E Verteta te ben te lire!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Sport

“Pa frikë kundër Kraiovës!”, Gurishta: Më vjen keq që nuk do të kem në krah Krymin dhe Adilin…

ShkodraWeb 1 year ago

Kapiteni i Vllaznisë, Erdenis Gurishta, beson se skuadra shkodrane ka shanse për të kaluar më tej në Ligën e Konferencës, edhe pse e di shumë mirë forcën e rumunëve të Universitatea Kraiovës.

Në një intervistë për “Panorama Sport”, mbrojtësi i djathtë komentoi edhe zhvillimet e fundit te shkodranët në merkato, si në hyrje dhe dalje.


Erdenis, janë bërë disa lëvizje te Vllaznia, teksa janë larguar titullarë si Krymi, Adili dhe Da Silva. Si i shikoni këto ndryshime dhe sa mund të ndikojnë në ekip?

Bëhet fjalë për disa lojtarë të rëndësishëm dhe me kontribut të madh vitet e fundit te Vllaznia, të cilët tashmë janë larguar. Megjithatë, çdo fillim e ka një fund dhe gjithsecilit i uroj suksese. Klubi po punon që ata lojtarë që u larguan të zëvendësohen. Ky është një cikël dhe një proces, kështu që për këtë duhet që të gjithë të jemi të vetëdijshëm. E rëndësishme është që të shikohet përpara. Më vjen keq që nuk kam në krah Krymin apo Adilin, por ne sot jemi në profesionalizëm dhe largime të tilla sigurisht që janë normale.

Janë afruar 5 lojtarë, ku dy prej tyre janë rikthime…

Janë afruar disa lojtarë, normalisht me shumë cilësi dhe vlera, në skuadrat e tyre ku ishin, por besoj që këto t’i shfaqin edhe në ekipin tonë. Shpresoj të ambientohen shpejt dhe të tregojnë vlerat e tyre.

Do të luani me Universitatea Kraiovën në turin e dytë të Ligës së Konferencës. Si i shikoni shanset ndaj rumunëve?

E nisim në raundin e dytë dhe pa diskutim që rritet shkalla e vështirësisë. Do të analizojmë kundërshtarin dhe do të tentojmë me mundësitë tona kualifikimin.

Sa e njihni kundërshtarin?

Normalisht që nuk e njohim shumë, por kemi nisur ta studiojmë. Ne do të kërkojmë që të mësojmë gjithçka për të dhe të marrim masat e duhura për ta kaluar me sukses.

Laçi e ka eliminuar këtë skuadër, a do të kërkojë të bëjë të njëjtën gjë edhe Vllaznia?

Në krahasim me vitin e kaluar, rumunët janë forcuar më tepër. Është një skuadër me buxhet shumë të lartë. Ka më shumë se 5 lojtarë të kombëtares rumune, por gjithsesi kjo nuk do të thotë që kemi frikë dhe të jemi inferiorë ndaj kësaj skuadre. Përkundrazi, kjo na motivon më tepër të japim maksimumin, sepse në shumë raste dëshira për të fituar dhe shpirti i garës është më i rëndësishëm se ana financiare apo emrat që skuadra ka brenda saj. Prandaj edhe ne besojmë për më të mirën në përballjet me rumunët.

Pas dy kupave të fituara radhazi, është momenti që Vllaznia të shkojë te titulli më në fund?

Është herët për të folur, por presim edhe afrimin e disa lojtarëve që kemi nevojë dhe shpresoj që grupi të konsolidohet sa më shpejt. Kjo do të na bëjë që të luftojmë për objektivat madhorë që ne kemi.

Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!

MBËSHTET SHKODRAWEB

Continue Reading

Lajmi i mëparshëm: NGA ARIAN GALDINI – “Xhamadani vija – vija, oh sa e madhe o është Tepsia…”, ose legjenda e shqiptarit…!
Lajmi pasues: MINUTA E FUNDIT – Shpallen rezultatet e votimit për Kryesinë e PD Shkodër, emra të njohur por edhe hyrje të reja

TË FUNDIT

Sheshi “Nënë Tereza” në Shkodër do të jetë në dispozicion të këmbësorëve gjatë muajit dhjetor…
  • Aktualitet

Sheshi “Nënë Tereza” në Shkodër do të jetë në dispozicion të këmbësorëve gjatë muajit dhjetor…

54 mins ago
VIDEO+FOTO – Përgatitjet e fundit për nisjen e dhjetorit festiv në Shkodër, ndriçohet pedonalja “Kolë Idromeno”…
  • Aktualitet

VIDEO+FOTO – Përgatitjet e fundit për nisjen e dhjetorit festiv në Shkodër, ndriçohet pedonalja “Kolë Idromeno”…

2 hours ago
VIDEO – “Duam të vazhdojmë serinë pozitive”, trajneri Osmani optimist para Egnatias: Atmosferë e mirë tek Vllaznia
  • Kryesore

VIDEO – “Duam të vazhdojmë serinë pozitive”, trajneri Osmani optimist para Egnatias: Atmosferë e mirë tek Vllaznia

4 hours ago

TË FUNDIT

  • Sheshi “Nënë Tereza” në Shkodër do të jetë në dispozicion të këmbësorëve gjatë muajit dhjetor… 1 December, 2023
  • VIDEO+FOTO – Përgatitjet e fundit për nisjen e dhjetorit festiv në Shkodër, ndriçohet pedonalja “Kolë Idromeno”… 1 December, 2023
  • VIDEO – “Duam të vazhdojmë serinë pozitive”, trajneri Osmani optimist para Egnatias: Atmosferë e mirë tek Vllaznia 1 December, 2023
  • Vazhdojnë ndërhyrjet në rrugët e Shkodrës, të shtunën radha e “Kardinal Mikel Koliqi”, nga “Truma” tek “Prek Cali” 1 December, 2023
  • Arrestohet 35 vjeçari nga Golemi i Shkodrës, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet edhe një 51 vjeçar në Pukë 1 December, 2023
  • “Shkodra është koka e…”, ujtimet e ish-të dënuarit politik Sami Repishti: Kur i tregova shokut tim të liceut, partizan me pozitë… 1 December, 2023
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 1 dhjetor 2023… 1 December, 2023
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 1 dhjetor 2023… 1 December, 2023
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 1 dhjetor 2023… 1 December, 2023
  • MINUTA E FUNDIT – Aksidentoi për vdekje 68- vjeçarin dhe iku nga vendngjarja, arrestohet 31- vjeçari nga Shkodra… 30 November, 2023
  • “Një sërë projektesh transformuese…”, Benet Beci vijon takimet: Programi ynë, Shkodra si qendër rajonale… 30 November, 2023
  • MINUTA E FUNDIT – Agjencia e Mbikqyrjes Policore arreston kryekomisarin, ja për çfarë dyshohet (emri) 30 November, 2023

TË FUNDIT

Sheshi “Nënë Tereza” në Shkodër do të jetë në dispozicion të këmbësorëve gjatë muajit dhjetor…
  • Aktualitet

Sheshi “Nënë Tereza” në Shkodër do të jetë në dispozicion të këmbësorëve gjatë muajit dhjetor…

54 mins ago
VIDEO+FOTO – Përgatitjet e fundit për nisjen e dhjetorit festiv në Shkodër, ndriçohet pedonalja “Kolë Idromeno”…
  • Aktualitet

VIDEO+FOTO – Përgatitjet e fundit për nisjen e dhjetorit festiv në Shkodër, ndriçohet pedonalja “Kolë Idromeno”…

2 hours ago
VIDEO – “Duam të vazhdojmë serinë pozitive”, trajneri Osmani optimist para Egnatias: Atmosferë e mirë tek Vllaznia
  • Kryesore

VIDEO – “Duam të vazhdojmë serinë pozitive”, trajneri Osmani optimist para Egnatias: Atmosferë e mirë tek Vllaznia

4 hours ago
Vazhdojnë ndërhyrjet në rrugët e Shkodrës, të shtunën radha e “Kardinal Mikel Koliqi”, nga “Truma” tek “Prek Cali”
  • Aktualitet

Vazhdojnë ndërhyrjet në rrugët e Shkodrës, të shtunën radha e “Kardinal Mikel Koliqi”, nga “Truma” tek “Prek Cali”

5 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.