Skip to content
5 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Kryesore
  • Opinione

OPINION – Votoni për Ramën, atë e do edhe Zherar Depardjë…

ShkodraWeb 2 years ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

0

Mbrëmë, me shpejtësinë e përhapjes së një virusi në mjedis të mbyllur, u shpërnda në mediat proqeveritare dhe jo vetëm, një lajm sensacional. Për kryemisnistrin tonë artist dhe vizionar, paskësh folur në një nga revistat më të mëdha në Francë, “Le Point”, aktori i stërnjohur, Zherar Depardjë.

Titujt në shqip vërshuan në mënyrë të pabesueshme: “Depardjë injoron Makronin dhe pëlqen Ramën”, “Rama është një tip për së mbari”, “I pëlqej vizatimet e tij me njolla”, “Rama ngjan me Malkovich” (poshte).

I nxitur nga kjo bujë e madhe që lideri artist i vendit tim paskësh shkaktuar në mediat franceze, vendosa ta shpenzoj 1 euro për të blerë versionin elektronik të së përjavshmes së sapodalë.

Po, ishte e vërtetë, në një intervistë që zinte 7 faqe dhe që kishte zgjatur dy orë e gjysëm, aktori e kishte përmendur kryeministrin shqiptar dy herë. Madje aq peshë i kishte kushtuar gazetari këtij episodi, sa kur sqaronte takimin e Ramës me Depardjënë në kryeministri, në Tiranë, ngatërronte Ramush Haradinajn me Albin Kurtin, si dëshmitar në prezantimin e tyre.

Por kjo kishte pak rëndësi.

Ajo që të binte menjëherë në sy, ishte shproporcioni i vendit që ky episod zinte në intervistën që i kushtohej librit të fundit të aktorit, shijeve të tij kontroverse dhe kontestimeve të tij kundër masave izoluese që politikanët ndërmorën gjatë pandemisë, në raport me bujën që atij iu bë në Tiranë.

Por, edhe deri këtu mund të quhet e pranueshme. Me inferioritetin e provincialit, që i duket se legjitimohet në rrethin e të mëdhenjve, mediat tona i shndërrojnë shpesh në eveniment një foto apo një togfjalësh që të singjashmet e tyre botërore, i rezervojnë një futbollisti, një shkrimtari, apo një sopranoje nga Shqipëria.

Pra, ky kompleks lokal, prej të cilit, duhet pranuar, se nuk ka përfituar vetëm Edi Rama, ishte mëkati më i vogël i mënyrës pompoze me të cilën fjalët e Depardjësë u përcollën në Tiranë.

Thelbi i kësaj fushate manipulative, që donte të tregonte se ka aktorë me famë ndërkombëtare që vlerësojnë kryeministrin e Shqipërisë më shumë se presidentin e Francës (njësoj si ai sondazhi i Report TV ku Rama dilte lideri botëror më i dashur për italianët), që donte ta paraqiste atë si një artist të pranuar në rrethet e të singjashmëve të tij europianë, kishte një tjetër problem.

A përbënin një ngjarje për t’u mburur deklaratat e Depardjësë? A ishin ato një stoli më shumë për gjoksin e mbushur me dekorata të Ramës? A shërbenin ato për sublimimin e tij në sytë e popullit që qeveris?

Boll të bësh një kërkim të shpejtë në google, për ta kuptuar se mes roleve të mrekullueshme që përgatit dhe 12 shisheve verë që rrëkëllen brenda ditës, Depardjë nuk ka lënë satrap të kësaj bote pa lavdëruar. Ai nuk është vetëm miku i Putinit, të cilit i mori pashaportën ruse dhe të cilit i lavdëron meritat e sistemit demokratik që ka ngritur. Përtej kësaj ane që i njihet botërisht, aktori francez ka bërë bujë edhe me odet që i ka thurur diktatorit bjellorus, Lukashenko, me të cilin pozon duke korrur bar dhe filmohet duke thënë se e ka bërë vendin e tij një Zvicër të dytë. Në mediat franceze ai përmendet shpesh, si i ftuari i Kim Jong-unit në kremtimet e shtatëdhjetë vjetorit të diktaturës më të egër në botë, si shoku i tiranit çeçen Ramazan Kadirov, që shfaros homoseksualët në vendin e tij, si njeriu që nuk pyet për viktimat politike të regjimit kuban, duke u justifikuar se nuk e ka lënë pa bukë popullin e vet, si ai që në 1998 bëri thirje publike që sllovakët të votonin autokratin e tyre Vladimir Meçiar.

Për të gjitha këto, Depardjë ka marrë në mediat franceze epitetin: “miku i diktatorëve”.

Por, ky nuk duhet të përbejë domosdoshmërisht një paragjykim. Në kontroversialitetin e tij ai është i lirë të krijojë miqësitë që do dhe vendet që pëlqen. Sot duhet të jesh tejet ekzigjent për të gjykuar zgjedhjet e Oliver Stoun për të qenë i afërt me Putinin, momentin maoist të Sartrit dhe Simon dë Bovuarit, apo vllazërinë e Gabriel Garsia Markezit me Fidel Kastron.

Por, sado laksist të tregohesh me preferencat e tyre politike apo private, askush, po askush në botën perendimore nuk i përdor ato për të retushuar profilin e diktatorëve që kanë kryqëzuar fatet me ta.

Kjo është vija e madhe ndarëse, kufiri që konsiderohet i pakapërcyeshëm.

Por, për servilizmin uluritës dhe superficialitetin proverbial të mediave të Tiranës, ky hendek nuk ekziston. E vërteta e tyre është më e thjeshtë: një i madh nga bota ka lavdëruar të madhin e provincës sonë. Dhe kaq mjafton që një paragraf të humbur mes një interviste lumë, një togfjalësh të lëshuar pa vrarë mendjen, ta kthesh në eveniment kombëtar.

Sepse mesazhi që duhet dhënë është: kush jeni ju që nuk pëlqeni atë që ka ngritur në qiell edhe heroi i “Asteriksi dhe Obeliksi”?

Pse duhet të besoni vetëm gazetën Le Monde që e quajti barbar pas shembjes së teatrit, dhe mos shikoni ç’thotë një aktor i madh në Le Point?

Dhe për ta injektuar atë në trutë e çoroditur të turmave, nuk ka rëndësi të shpjegohet se ç’përfaqëson Depardjë, se ai ka lartësuar në shumë raste vlera tejet të kundërta me ato mbi të cilat idhtarët e Ramës kanë ngritur kultin e idhullit të tyre, se ai thjeshtë ka promovuar shumë prej udhëheqësve më maskarenj të botës.

Të gjitha këto janë shumë më komplekse sesa i duhen makinerisë thjeshtëzuese ta propagandës. Asaj i mjafton asocacioni mes dy të famshmëve, pa u merakosur se në listën e tij të gjatë, Xherar Depardjë shtoi edhe një autokrat më shumë. /Nga Andi BUSHATI/

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: LAJM I MIRË – Përmirësohet gjendja shëndetësore e efektit të Policisë Shkodër, u nis dje me urgjencë në Turqi…
LAJM PAS: RAPORTI – 159 raste të reja pozitive në 24 orët e fundit, Ministria e Shendetësisë publikon të dhënat e pandemisë

TË FUNDIT

BBVIP – “Robi veç kur nuk i ka ja din vlerën”, Luizi nis ditën duke kujtuar babain që nuk jeton: Sa të dal prej këtu du me shku te vorret
  • Kryesore

BBVIP – “Robi veç kur nuk i ka ja din vlerën”, Luizi nis ditën duke kujtuar babain që nuk jeton: Sa të dal prej këtu du me shku te vorret

50 mins ago
“Rinia është burim frymëzimi dhe energjie pozitive”, kryebashkiaku Spahia takim me të rinj, mysafir në Shkodër
  • Kryesore

“Rinia është burim frymëzimi dhe energjie pozitive”, kryebashkiaku Spahia takim me të rinj, mysafir në Shkodër

1 hour ago
“Këto festat tuaja kush i paguan”, Greta Bardeli reagon pas festës së PS- së: Po ia çojmë prokurorisë të hetojë se kush e ka paguar
  • Kryesore

“Këto festat tuaja kush i paguan”, Greta Bardeli reagon pas festës së PS- së: Po ia çojmë prokurorisë të hetojë se kush e ka paguar

1 hour ago

TË FUNDIT

  • BBVIP – “Robi veç kur nuk i ka ja din vlerën”, Luizi nis ditën duke kujtuar babain që nuk jeton: Sa të dal prej këtu du me shku te vorret
  • “Rinia është burim frymëzimi dhe energjie pozitive”, kryebashkiaku Spahia takim me të rinj, mysafir në Shkodër
  • “Këto festat tuaja kush i paguan”, Greta Bardeli reagon pas festës së PS- së: Po ia çojmë prokurorisë të hetojë se kush e ka paguar
  • NGA ELONA CASLLI – Dea Mishel, e vërteta që nuk duam të shohim dhe ta pranojmë….
  • BBVIP – Tjetër protestë para Top Channel, gjithçka lidhet me eliminimin e papritur të Efit, ja çfarë dyshohet…
  • NGA REFIK HASANI – Shqipëria do të duhej tërheq ambasadorin e saj nga Beogradi…!?

TË FUNDIT

BBVIP – “Robi veç kur nuk i ka ja din vlerën”, Luizi nis ditën duke kujtuar babain që nuk jeton: Sa të dal prej këtu du me shku te vorret
  • Kryesore

BBVIP – “Robi veç kur nuk i ka ja din vlerën”, Luizi nis ditën duke kujtuar babain që nuk jeton: Sa të dal prej këtu du me shku te vorret

50 mins ago
“Rinia është burim frymëzimi dhe energjie pozitive”, kryebashkiaku Spahia takim me të rinj, mysafir në Shkodër
  • Kryesore

“Rinia është burim frymëzimi dhe energjie pozitive”, kryebashkiaku Spahia takim me të rinj, mysafir në Shkodër

1 hour ago
“Këto festat tuaja kush i paguan”, Greta Bardeli reagon pas festës së PS- së: Po ia çojmë prokurorisë të hetojë se kush e ka paguar
  • Kryesore

“Këto festat tuaja kush i paguan”, Greta Bardeli reagon pas festës së PS- së: Po ia çojmë prokurorisë të hetojë se kush e ka paguar

1 hour ago
NGA ELONA CASLLI – Dea Mishel, e vërteta që nuk duam të shohim dhe ta pranojmë….
  • Kryesore

NGA ELONA CASLLI – Dea Mishel, e vërteta që nuk duam të shohim dhe ta pranojmë….

2 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.