Skip to content
30 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Kryesore
  • Opinione

OPINION – Shqipëria si një shtëpi “Big Brother” nën monitorim me kamera, kush është “Vëllai i Madh” që na vëzhgon…?!

ShkodraWeb 2 months ago

Shkodra ishte thjesht e vetëm pikënisja. Çmontimi dhe sekuestrimi i kamerave të jashtëligjshme në rrugët e sheshet e këtij qyteti, u pasua me të njëjtën procedurë në shumë qytete të tjera të vendit. Sot, edhe në një qytet në dukje i qetë apo jo problematik në dukje si Pogradeci. 32 vite nga ndryshimi i sistemit, shqiptarët mësuan se nga syri “vigjilent” i Sigurimit të Shtetit, kanë qenë në monitorim të pandërprerë nga syri i kamerave.

As më pak e as më shumë një shtëpi “Big Brother”. Mesa duket, edhe frymëzimi i kryeministrit për projektin satelitor “Albania 1” dhe “Albania 2”, duket se ka marrë shkas pikërisht nga ky koncept. Sepse Edi Rama e di mirë se nuk ka asgjë më të rëndësishme se informacioni. Në fillim sigurimi i tij, më pas përpunimi dhe në fund përdorimi për interesa të caktuara.

Jeta e çdo shqiptari ka qenë në sytë e dikujt. Sipas Policisë së Shtetit, na kanë vëzhguar pandërprerë grupet kriminale apo “të fortët”. E kanë ditur në çdo moment jo vetëm ku janë e çfarë po bëjnë rivalët, por edhe qytetarët e thjeshtë, hallexhinjtë që përplasen çdo ditë me problemet e jetesës, pa e vrarë mëndjen se janë nën vëzhgimin e një “syri” që u di edhe “lugët që kanë në shtëpi”.

Me gjasë, i gjithë ky informacion është i grumbulluar, i regjistruar në servera dhe i pashkatërrueshëm as nga Policia e Shtetit. Ajo mjaftohet me idenë se nuk gjenden IP- të nga janë kontrolluar kamerat. Sigurisht, është gënjeshtër. Genjeshtër që demontohet lehtë nga një person që ka në dorë minimalisht në smartphone apo telefon inteligjent. Çdo IP dedektohet, ç’kodohet sado e fshehtë të jetë. I gjendet lehtë burimi dhe terminali. Madje, sipas IP- ve, mund të arrish deri në derën apo telefonin e atij që monitoron kamerat.

Çfarë ndodhë me informacionin e akumuluar dhe në duart e grupeve kriminale? Mund të përdoret në çdo moment, për arsye e qëllime nga më t ndryshmet. Sigurisht, jo në kuptimin pozitiv. Nga shantazhet deri tek gjobëvëniet. Policia e Shtetit si gjithmonë, paralajmëron për aksionet e veta që shkelësit e ligjit të shpëtojnë. Përndryshe, çmontimi dhe sekuestrimi i kamerave të jashtëligjshme, do të bëhej pasi të mësohej nga kush janë vendosur dhe nga ku monitorohen. Por edhe sot, mund të sigurohet ky informacion. Pyesni specialistë IT!

Teknologjia e sotme, mundëson edhe kamera të lëvizshme. Pak a shumë, të ngjashme me ato të parkimit që kanë shumë makina edhe aktualisht. Po atyre si mund ti bëhet? Edhe ato monitorojnë, sigurojnë informacion që mund të përdoret për qëllime dashakeqe. Por edhe ato, policia mund të identifikojë. Fillimisht nëse ka dëshirë, më pas nëse ka mjetet e duhura në dispozicion.

Mbi të gjitha, një pyetje “1 milion dollarëshe”: Në këtë shtëpi të formatit “Big Brother”, kush është “Vëllai i Madh” që na vëzhgon të gjithëve? Apo janë disa të tillë sipas lagjeve e qyteteve? Një të paktën e njohin tashmë të gjithë. Është kryeministri Edi Rama me “Albania 1” dhe “Albania 2”. Për çfarë do ta përdorë informacionin e grumbulluar? Ai e ka thënë për një Zot e di! Kujdes, Big Brother po ju vëzhgon! /Nga Blerti DELIJA/

Continue Reading

LAJM PARA: DETAJE – Goditi me thikë 44- vjeçarin në Shkodër, daja dyshonte se nipi i ngacmonte të shoqen, e qëlloi në gjendje të dehur
LAJM PAS: “Do e shohësh ça do të ndodhi”, zihen keq Kiara dhe Luizi: Ik me gjithë puthje, se dua hiç…

TË FUNDIT

NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…
  • Kryesore

NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…

16 mins ago
Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…
  • Aktualitet

Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…

37 mins ago
“Më e vështirë si drejtues, do duhet kohë që rekordi im…”, Sinani tregon ambiciet kuqeblu: Duam Kupën dhe kampionatin
  • Aktualitet

“Më e vështirë si drejtues, do duhet kohë që rekordi im…”, Sinani tregon ambiciet kuqeblu: Duam Kupën dhe kampionatin

4 hours ago

TË FUNDIT

  • NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…
  • Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…
  • “Më e vështirë si drejtues, do duhet kohë që rekordi im…”, Sinani tregon ambiciet kuqeblu: Duam Kupën dhe kampionatin
  • Kolegji Zgjedhor “rrëzon” PD- në e Alibeajt, koalicioni “Bashkë fitojmë” i Meta- Berisha merr pjesë në zgjedhje…
  • MINUTA E FUNDIT – Raportohet për të shtëna me armë zjarri, informacionet e para flasin për një grua të plagosur
  • “Marre duhet me të ardhë Erion”, gazetari Berat Buzhala: Linçoi publikisht një grua dhe një nanë…

TË FUNDIT

NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…
  • Kryesore

NGA FATJON GJINAJ – Rekomandim mjeku…si ta përshkruajmë atentatin e fundit në Lushnje…

16 mins ago
Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…
  • Aktualitet

Kandidati për kryetar bashkie Benet Beci, takime me përfaqësues të bizneseve në Bahçallëk të Shkodrës…

37 mins ago
“Më e vështirë si drejtues, do duhet kohë që rekordi im…”, Sinani tregon ambiciet kuqeblu: Duam Kupën dhe kampionatin
  • Aktualitet

“Më e vështirë si drejtues, do duhet kohë që rekordi im…”, Sinani tregon ambiciet kuqeblu: Duam Kupën dhe kampionatin

4 hours ago
Kolegji Zgjedhor “rrëzon” PD- në e Alibeajt, koalicioni “Bashkë fitojmë” i Meta- Berisha merr pjesë në zgjedhje…
  • Aktualitet

Kolegji Zgjedhor “rrëzon” PD- në e Alibeajt, koalicioni “Bashkë fitojmë” i Meta- Berisha merr pjesë në zgjedhje…

4 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.