Skip to content
28 January, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Kryesore
  • Politika

OPINION – PD sherr në Kuvend mes vedi, Rama vendos gurin e themelit të Teatrit Kombëtar i pashqetësuar…

ShkodraWeb 1 month ago

Mundësi pushimi- shofera kampioni

220

“Vetëm po të kalojnë mbi trupin tim, Teatri Kombëtar do të shembet”, pak a shumë kështu deklaroi lideri i opozitës së asaj kohe, sot zyrtarisht i dorëhequr por “me letra” akoma kryetar i PD- së. Teatri Kombëtar jo vetëm u shemb, por sot kryeministri Rama, i shoqëruar nga disa ikona të artit si Tinka Kurti, Robert Ndrenika, Luftar Paja, vendosi gurin e themelit të teatrit të ri modern, pa asnjë lidhje arkitekturore me paraardhësin.

Ndërsa në momentin e shembjes lideri i atëkohshëm dhe të tjerët e opozitës u kapën “në gjumë” dhe pa imunitete parlamentare mbojtëse në përballjen me shtetin, sot opozita e më specifikisht PD- ja, kishte një punë tjetër: Sherrnajën publike në Kuvend për heqje- vendosjen e emrave në listën e Grupit Parlamentar të saj nga Alibeaj.

Nuk munguan sharjet nga më vulgaret, anatemimet dhe kontaktet të paktën me stërkala, mes tyre. Kjo ndodhi ndërsa sot mendohej se opozita do të bëhej bllok për të tentuar mbajtjen e një premtimi të ish- shefit, premtim që në fakt është artikuluar nga të gjithë ata që janë në sallën e Kuvendit e të tjerë që nuk arritën të rikthehen pas 25 prill 2021.

Teatri Kombëtar ishte kauzë shumë e rëndësishme e opozitës. Madje më shumë se kaq, ishte “modus vivendi” në prag të zgjedhjeve politike, ku pas 8 viteve shpresohej të ndodhte rotacioni. Sot nuk ishte as periudhë pandemie, kur mund të kërcënoheshin me gjoba për tubime në tejkalim të limiteve të vendosura nga Ministria e Shendetësisë.

Por askush nuk mori mundimin të drejtojë vëmendjen e deputetëve opozitarë drej një sheshi të shkretuar por që për shumë e shumë artistë, të jetojnë e nuk rrojnë më, ishte dhe do të jetë i shenjtë. Arsyeja? Sepse deputetët e PD- së duhet të jepnin shenjën e radhës së përçarjes së pariparueshme, fillimisht në nivelin më të lartë të politikëbërjes, më pas edhe tek antarët e simpatizantët e thjeshtë.

Vetëm pak orë më parë, lideri i PD- së së njohur nga Gjykata e Shkallës së Parë, Sali Berisha, porositi të vetët për frymë bashkimi, punë jo nga grupseksionet por edhe më në bazë, nga seksionet. E sinjali i parë, erdhi nga salla e Kuvendit. Nga deputetë, bashkëpunëtorë e miq me njëri- tjetrin që me 25 prill 2021, kishin qëllim të vetëm largimin e Edi Ramës.

E sot, përpara të gjithë shqiptarëve treguan se me qasjen e sjelljen e tyre, po e çimentojnë Edi Ramën në pushtet. Duke nisur nga zgjedhjet e 14 maj 2023, ku përçarja duketë të jetë më e thellë dhe fryma e përcjellë nga “Foltorja” e Berishës më e zbehtë, krahasuar edhe me 6 mars 2022. Në këtë situatë, tashmë edhe e shpërfaqur, me shumë vështirësi PD apo opozita në tërësi, do të mund të sigurojnë më shumë bashki se gishtat e një dore.

Në rastin më fatlum, dyfishin e tyre. E nëse do të nodhë kështu, me këtë frymë dhe me këto rezultate të pritshme me 14 maj 2023, zgjedhjet politike të 2025- ës do të jenë thjeshtë formalizim i mandatit të katërt të Edi Ramës. Demokratët e kanë kuptuar, e panë edhe sot me sytë e tyre. Përpara interesit të antarëve e simpatizantëve të thjeshtë, prevalon ai i VIP- ave në Kuvend. /Nga Blerti DELIJA/

Të nderuar lexues dhe vizitorë të portalit tonë! Reklamat që shfaqen, mundësojnë që ShkodraWeb të vazhdojë të jetë e lirë dhe e pandikuar në përcjelljen e të vertetës. Faleminderit nëse i klikoni!

Mundësi punësimi- shoferë kamioni

Continue Reading

LAJM PARA: MINUTA E FUNDIT – Lëkundje termeti në Shkodër, ja ku ishte epiqendra dhe sa magnituda e tij…
LAJM PAS: HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte 22 dhjetor 2022…

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Aksident i frikshëm tek Ura e vjetër e Bunës, makina përmbyset në mes të rrugës…(foto)
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Aksident i frikshëm tek Ura e vjetër e Bunës, makina përmbyset në mes të rrugës…(foto)

10 mins ago
“Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…
  • Kryesore

“Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…

53 mins ago
MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…

3 hours ago

TË FUNDIT

  • MINUTA E FUNDIT – Aksident i frikshëm tek Ura e vjetër e Bunës, makina përmbyset në mes të rrugës…(foto)
  • “Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…
  • MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023
  • BBVip pre e sulmeve kibernetike, anulon votimin përmes rrjeteve sociale, “shpërthejnë” blerjet nga vende të çuditshme…
  • Grupimi “Alibeaj” në PD vijon prezantimin e kandidaturave për “14 majin”, përcaktohet emri i parë në Qarkun Shkodër

TË FUNDIT

MINUTA E FUNDIT – Aksident i frikshëm tek Ura e vjetër e Bunës, makina përmbyset në mes të rrugës…(foto)
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Aksident i frikshëm tek Ura e vjetër e Bunës, makina përmbyset në mes të rrugës…(foto)

10 mins ago
“Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…
  • Kryesore

“Nuk je as i pari, por as i fundit…”, Kiarës i shpëton goja, Luizit i “ngrihet buzëqeshja” në fytyrë…

53 mins ago
MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…
  • Aktualitet

MINUTA E FUNDIT – Arrestohet 25 vjeçari nga Malësia e Madhe, ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojrave të fatit…

3 hours ago
Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023
  • Aktualitet

Çahet grupimi “Alibeaj” në Vau- Dejës, drejtuesi vendor kundër kandidatiurës për kryebashkiake me 14 maj 2023

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb by BDgraphDesign.