Skip to content
28 March, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Mag & Vip

OPINION NGA ARDIT RADA – Modeli i shëmtuar i zengjinit në Big Brother…

ShkodraWeb 2 months ago

Gjithnjë e më shumë, cilësia e modeleve që ka ofruar ekrani shqiptar i tranzicionit për publikun, ka qenë i diskutueshëm. Por prej më shumë se një muaji, i vetmi ‘reality show’ në vend duket se e ka lënë pa fjalë shumicën e publikut. Revolta e këtij të fundit vihet re në komentet në rrjete sociale dhe debate të përditshme. Bëhet fjalë për ‘Big Brother’ që nën pretendimit për të mbledhur disa njerëz të rëndësishëm me emrin ‘VIP’, duket se s’është lodhur hiç dhe ka sajuar një grupim ku shumica nuk kanë as CV.

Përveç panoramës ku disa njerëz hanë e flejnë dhe që pretendohet të na dhurojnë spektakël, orët e fundit po spikat një personazh. Aktorja që më tepër është e njohur si personazh showbizi sesa si aktore, ka ‘shokuar’ me disa deklarata të saj. Më tepër sesa një garë ku duhet të spikasë cilësia e debatit, argumentet dhe shembulli i femrës model, ajo e ka kthyer në një garë parash.

Një herë përmend faktin se 100 mijë eurot e çmimit të madh s’i bëjnë punë se me aq veç një makinë mund të blihet. Ditën tjetër, shenjestron banorët se vishen me rroba të lira dhe jo marka origjinale si ajo. E kështu me radhë, deklaratat nuk fyejnë vetëm bashkëjetuesit e saj, por miliona shqiptarë që jetojnë me djersë dhe 100 mijë eurot as nuk i kanë dhe as do t’i kenë kurrë.

Duhet kuptuar se ‘Big Brother’ shqiptar luhet për një publik të varfër që ka paguar ekstra për ta ndjekur atë. Ndaj në respekt të këtij publiku, produksioni duhet t’I ndalojë deklarata të tilla. Që në fund të fundit tregojnë se konkurrentja e sheh me mospërfillje edhe vetë çmimin e organizatorëve.

Është dhimbshme kur sheh sesi një djalë merr përsipër të rrëfejë dramën familjare publikisht, si apel për t’i dhënë guxim të tjerëve që të denoncojnë dhunën. Ky konkurrent pak minuta më pas skualifikohet për t’i lënë hapësirë ‘zengjines’ së re.

“Big Brother” është konceptuar nga ata që e krijuan të parët, si një program në qendër të së cilit është njeriu. Sjellja e tij nën izolim me të panjohur, pa cenuar liritë themelore. Madje duke u dhënë facilitete dhe të mira materiale për t’ua bërë izolimin më të lehtë. Por kurrësesi, për të promovuar mospërfilljen ndaj njerëzve që përpiqen ta fitojnë paranë me djersë.

Ndaj dhe ky ‘reality show’ në Shqipëri nuk duhet kurrësesi të promovojë garën e portofolëve, por të ideve. Sepse po të ishte e pëlqyeshme ky model, ateherë mund ta bënin programin me fëmijet e Samir Manes dhe Shefqet Kastratit dhe e flinim mendjen… /Nga Ardit RADA/

Continue Reading

LAJM PARA: BBVIP – “Kam arsenal, do i rreshtoj të gjitha”, reagon shoqja e ngushtë e Kiara Titos pas kërcënimeve të Oltës…
LAJM PAS: VIDEO – “Uroj të mos kthehet si ‘Shtëpia e Mushkajës’…”, Dhoma e Avokatisë Shkodër reagon pas mbylljes së Gjykatës së Apelit

TË FUNDIT

NGA BEKIM MEMA – Ne shkodranët bastanin e kemi ble gjithmonë me provë…
  • Kryesore

NGA BEKIM MEMA – Ne shkodranët bastanin e kemi ble gjithmonë me provë…

1 hour ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 28 mars 2023…
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 28 mars 2023…

2 hours ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 28 mars 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 28 mars 2023…

3 hours ago

TË FUNDIT

  • NGA BEKIM MEMA – Ne shkodranët bastanin e kemi ble gjithmonë me provë…
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 28 mars 2023…
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 28 mars 2023…
  • MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 28 mars 2023…
  • EMRAT – Publikohet lista e depozituar në KQZ, ja kush janë kandidatët e Alibeajt për Bashkinë Shkodër…
  • EMRAT – Publikohet lista e PS- së për kandidatët e Këshillit Bashkiak Shkodër, kryeson ish- sportisti kampion

TË FUNDIT

NGA BEKIM MEMA – Ne shkodranët bastanin e kemi ble gjithmonë me provë…
  • Kryesore

NGA BEKIM MEMA – Ne shkodranët bastanin e kemi ble gjithmonë me provë…

1 hour ago
SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 28 mars 2023…
  • Aktualitet

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 28 mars 2023…

2 hours ago
HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 28 mars 2023…
  • Argëtim

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 28 mars 2023…

3 hours ago
MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 28 mars 2023…
  • Aktualitet

MOTI – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 28 mars 2023…

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.