Nga Eglantina MIRASHI
Çdo rilindës sot është i ndërgjegjshëm se Edi Rama është emergjencë kombëtare që duhet larguar një orë e më parë. Është pandemi akoma me e rëndë se vetë Covid-19 , ka infektuar rëndë çdo qelizë të shtetit shqiptar. Sjellja e tij dhe qeverisë që ai drejton është antinjerëzore, brutale dhe totalisht e papërgjegjshme. Cila është arsyeja që sot shqiptaret duhet ti japin një mandat të trete Edi Rames?!
Në 8 vite pushtet me timon e tepsi ai u tall, gënjeu pa iu dridhur qerpiku, përçmoi paturpësisht çdo shqiptar. Sot ai dhe qeveria tij vendos dhe kush duhet të vaksinohet, madje dhe kush duhet të jetoje. Bijtë e komunisteve ashtu si eterit e tyre bëjnë akoma ndarje klasore e krahinore, kush është personalitet e kush jo, dhe jeta e kujt ka vlere më shumë apo më pak. Sigurisht nuk e dinë që për secilin prindi dhe i moshuari është personalitet dhe vlera e prindit nuk peshohet nga ngjyra e kartes së partisë.
Në 8 vite të qeverisjes së tij, Shqipëria është përmbytur 8 herë nga veriu në jug me dëme të jashtëzakonshme, mirë që s’bën asnjë përpjekje për tu ardhur në ndihmë por bën cirk duke thënë që tani bie shi më shumë se para 8 vitesh! Po mire o zotëri sot pas 8 vitesh pushtet premton ujë e drita, 8 vite s’të mjaftuan? E mban mend në 2013 kur njerëzit kërkonin ujë dhe drita e ti u thoje kërkojani Saliut…po tani si do ju thuash?!
Cilin premtim mbajti Edi Rama? Punësim? Shëndetësi falas? Arsim cilësor? Ekonomi? Reforme në drejtësi? Hapje negociatash? Ulje taksash? Ule çmimin e energjisë elektrike? Apo rrena me shumicë dhe pa taksë se populli rrena do?
Edi Rama shfaqet si hero aty këtu për shfaqjen e radhës, me regjinë qendrore të propagandës, duke mashtruar pa u skuqur e zverdhur, duke prezantuar projekte 3D të denja për filma Hollywood-i. Gënjeshtari patologjik kërkon ti jepet shansi të abuzojë dhe 4 vite tjera me jetët e shqiptarëve!
Shqiptarët e dinë këtë tashmë, ata nuk kanë çfarë të presin më shumë nga një njeri që për dy mandate projektoi e tenderoi për xhepin e tij dhe të shërbyesve besnik dhe në fund kërkon dhe një tjetër mandat me justifikimin që s’kemi shkop magjik të bëjmë mrekulli në 8 vite, duhen 12 ti përfundojmë!!
Shqipëria fale Edi Rames ka mbetur në vend numëro, por me 25 prill shqiptarët do të tundin e shkundin, dhe vendin do ta nxjerrin nga gremina e dështimeve të tua. Me 25 prill Shqipëria do u kthehet Shqiptareve.