Skip to content
10 March, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Operacioni “Metamorfoza” në Shkodër, verifikohen 300 punonjës policie, në përgjime zyrtarë të lartë e bosë mediash

ShkodraWeb 3 August, 2023
operacioni metamorfoza 2023

Arrestimi i biznesmenit Pëllumb Gjoka, kryeprokurorit të Kukësit Xhevahir Lita dhe ish-drejtuesit të Forcave të Posaçme Operacionale, Oltian Bistri, është vetëm maja e ajsbergut të një hetimi të gjerë të Prokurorisë së Posaçme në lidhje me zyrtarë të lartë që kanë kontakte me njerëz të botës së krimit.

Burime konfidenciale nga organi i akuzës pohojnë se tashmë në monitorim të agjentëve të BKH-së dhe prokurorëve të SPAK janë rreth 300 punonjës policie pasi ka dyshime se mund të kenë lidhje me krimin.

Një pjesë e tyre, të cilët sipas të njëjtave burime janë edhe drejtues të lartë, po verifikohen pasi emrat e tyre kanë dalë në përgjime teksa kanë në kontakt dhe lidhje me anëtarë të grupeve kriminale. Një pjesë e tyre pritet që në ditët në vijim të merren në pyetje nga agjentët e BKH dhe prokurorët e SPAK.

Gjithçka është zbuluar pas dërgimit të qindra materialeve nga partnerët ndërkombëtar, belgë dhe francezë, të cilët mundën që të dekodojnë bisedat nga aplikacionet “Sky” dhe “CriptoChat”, në të cilat janë zbuluar emrat konkret të punonjësve të lartë të Policisë së Shtetit në komunikim me grupet kriminale, përmes këtyre aplikacioneve që përdoren me pretendimin se janë të pamundur për t’u dekoduar.

Burime konfirmojnë për Report Tv se në transkriptet që tashmë janë në duart e SPAK dhe BKH dalin edhe zyrtarë të tjerë, nga drejtues bankash e deri tek personazhe të botës së medias dhe televizionit, biseda mes të cilave janë edhe sigurimi i dozave të drogës për përdorim, lojëra fati dhe aktivitete të tjera të paligjshme.

Kujtojmë se çkodimi i mesazheve në aplikacionet “Sky” dhe “Encro” nxori zbuluar zyrtarë të lartë shtetërorë dhe eksponentë të krimit të organizuar pjesë e të cilëve u arrestuan më 27 korrik nga SPAK. Emrat e parë që tërhoqën vëmendjen e opinionit, ishte arrestimi i biznesmenit Pëllumb Gjoka, drejtuesit të prokurorisë së Kukësit, Xhevahir Lita dhe ish-drejtuesit të Grupit të Operacionales, Olti Bistri.

Ervis Martinaj i zhdukur prej 1 viti pa gjurmë dhe Behar Bajri, plotësuan tablonë e grupit kriminal të mirëorganizuar të shpallur në kërkim. Të gjithë gjenden të pleksur tek vrasja e Gjin Ndojit. Kjo vrasje dhe zbardhja e tre tentativave për vrasje, duke se i fundosi të gjithë. Grupi bëri plan për të vrarë Kleant Musabelliun, Ibrahim Licin, Dorian Dhuli, Taulant Pepajn, Genc Tafilin dhe vëllain e Dhulit.

Të arrestuar deri tani
-Pëllumb Gjoka
-Edmond Preka
-Astmer Bilali
-Ardit Hasanbenga
-Oltion Bistri
-Xhevahir Lita
-Sabjan Troshani i arrestuar në flagrancë
-Nehat Fojleta i arrestuar në flagrancë

Në kërkim
-Behar Bajri Brahovic
-Ervis Martinaj
-Denis Bajri Brahovic
-Klaudio Haka
-Prek Kodra
-Aleks Ndreka
-Arsat Bashli
-Bardhyl Marvraj
– Elion Hato/Nga Sokol DEMA, Report TV/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Policia e Shkodrës procedon në gjendje të lirë 9 shtetas për vepra të ndryshme penale…
Artikull pasardhës: VIDEO – “Ka përfunduar rehabilitimi i dyshemesë së Urës së Bahçallëkut”, kryebashkiaku Benet Beci jep lamin e mirë

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0

TË FUNDIT

  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026… 10 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak 9 March, 2026
  • MINUTA E FUNDIT – PD zyrtarizon kandidaturat për kryetar të degës Shkodër, garojnë Ibro dhe Çylybyli 9 March, 2026
  • E TRISHTË – Ndahet nga jeta ish- drejtori sportiv i Vllaznisë, u godit nga një arrest kardiak në aeroport… 9 March, 2026
  • Zgjedhja e administratorit të UNISHK, mbledhja e Bordit të Administrimit u ndërpre dhe tani shtyhet…?! 9 March, 2026
  • Gjykata Kushtetuese e Kosovës pezullon dekretin e presidentes Osmani, nuk mund të ketë zgjedhje deri me 31 mars 9 March, 2026
  • Arrestohet shoferi në Shkodër, tentoi ti shmanget kontrollit të policisë, pasagjeri në mjet qëllon me armë në ajër… 9 March, 2026
  • VIDEO – Tjetër risi në Shkodër, organizohet kampionati i futbollit 5×5 “Masters+40” me 8 skuadra… 9 March, 2026
  • Lufta në Lindjen e Mesme, rrit çmimin e naftës, reagon Trump: Është e përkohëshme, do të bjerë me shpejtësi 9 March, 2026
  • STATISTIKAT – Në raport me popullsinë në vendin amë, shqiptarët janë komuniteti më i madh në Itali… 9 March, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 10 mars 2026…

ShkodraWeb 10 March, 2026 0
policia naten 2025

MINUTA E FUNDIT – Humb jetën shoferi, makina përplaset me shtyllën dhe murin në aksin Shtoj- ish- Reparti Ushtarak

ShkodraWeb 9 March, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.