“Nuk votojmë pa ndryshim sistemi”, deputeti i “opozitës se re” e thotë hapur: Ia kemi thënë edhe ndërkombëtarëve

Sipas Ralf Gjonit, opozita parlamentare nuk do ta votojë Reformën Zgjedhore nëse drafti përfundimtar nuk do të përfshijë edhe ndryshimin e sistemit. Në emisionin Opinion ai deklaroi se grupi i opozitës ia ka bërë këtë fakt të kryer edhe ndërkombëtarëve.


Ralf Gjoni: Ne nuk do të jemi noterë të pisllëqeve që do të gatuajnë nën tavolinë Rama dhe Basha. Nuk ka marrëveshje.

Blendi Fevziu: Do ta votoni nëse nuk ka ndryshim sistemi?

Ralf Gjoni: Jo absolutisht ta harroni. Ja kemi thënë edhe faktorëve vendas ed e ndërkombëtarëve që nuk e votojmë. Ata deputetë që iu gënjen mëndja se janë blerë nga Rdi Rama të cohën pupthi dhe të ulen në prehrin e Taulant Ballës.

Gjoni shtoi se grupi opozitar parlamentar do të bëjë propozim konkret së bashku me Nismën Thurje për një sistem proporcional kombëtar me lista të hapura.

Për t’u bërë pjesë e grupit ShkodraWeb Media mjafton të klikoni: Join Group" dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi ShkodraWeb Media ju mirëpret!