Pasi shkarkoi të gjithë drejtuesit e hetimit tatimor në rang Republike dhe kërkoi shkarkimin e gjithë drejtuesve të hipotekave, zbulohet një tjetër plan i qeverisë së re të Edi Ramës. Burime të BalkanWeb mësojnë se skuadra që po punon për qeverinë e re, po harton një platformë vettingu për të gjithë punonjësit e shërbimeve ndaj publikut, duke filluar nga hipotekat, ku ky lloj Vettingu i posaçëm do të aplikohet për herë të parë. Mësohet po ashtu se të gjithë punonjësit e hipotekave, hetimit tatimor e të tjerë, do të rekrutohen apo rikonfirmohen me një proces konkursi të posaçëm.