“Nuk duhej që aktiviteti të mbyllej ashtu”, pas skenave të dhunës në Kampionatin e Boksit, flet kampioni shkodran Kajoshi

Boksi dhe kampionati i zhvilluar në fundjavë në Shkodër pati me të vërtetë zhvillime të mëdha. Jo vetëm rezultatet sportive, por edhe polemikat dhe grindjet pas shpalljes kampion të Arjon Kajoshit bënë që të gjithë të kthenin vëmendjen tek ky kampionat.

Vete Kajoshi, i ftuar në emisionin Star Sport foli për këto ngjarje duke shpjeguar gjithe ate çfare ndodhi, por edhe situaten e krijuar tashme ne boksin shqiptar.

“Mendoj se ishte një fitore e merituar nga ana ime. Nuk është se arbitri më favorizoi apo diçka e tillë. E merituam të ishim kampionë, por nuk ishte kjo mënyra e duhur. Nuk duhej që aktiviteti të mbyllej ashtu sepse në program kishte sërish ndeshje.

Dorëheqja e presidentit të federatës ? Ndoshta është një veprim i nxituar i tij, por nuk besoj se duhet të merret një vendim kaq ekstrem”. /Nga Endri ÇINARI/

ShkodraWeb Channel

Open

Close