EMRI+FOTO – Humb kontrollin e motorit duke u përplasur me një shtyllë, ndërron jetë në aksident 21 vjeçari shqiptar në Greqi…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi. Një i ri shqiptar, së bashku me shokun e tij grek, kanë humbur jetën pas një aksidenti me motor.

Mediat Helene shkruajnë se, 21-vjeçari shqiptar Erdi Rushitaj dhe 17-vjeçari grek, Mateos Karagiannakis, ishin duke udhëtuar në ishullin e Kretës, ku motori në të cilin ndaheshin humbi kontrollin dhe u përplas me një shtyllë në anë të rrugës.


21-vjeçari shqiptar humbi jetën në vend ndërsa 17-vjeçari ndërroi jetë pasi u transportuar në spital. Në vendin ku ndodhi ngjarja, miq e të afërm të të rinjve kanë vendosur lule e kanë ndezur qirinj.