
Shkruan në Facebook Greta Bardeli Gjoni, kandidate për deputete e PD- së Shkodër: Njësia Administrative Shosh. Një takim shumë frytdhënës me njerëz bujarë e mikpritës, të cilët shpallën votën për Partinë Demokratike në këto zgjedhje si mision historik.
Jam jashtëzakonisht e lumtur nga kjo vizitë në Shosh e cila jep shpresë dhe energji shumë pozitive për të punuar këto ditë të mbetura të fushatës, por edhe kënaqësi unike për të çuar zërin e shoshianëve në Parlamentin e Republikës së Shqipërisë.
Njësitë e Dukagjinit kërkojnë vëmendje dhe unë do të loboj me të gjitha mundësitë për të alokuar shumë shpejt investime në këto zona. Ju jam shumë mirënjohëse.