Nje shkodran dhe nje lezhjan jane arrestuar nga policia pasi jane gjetur me dokumente te huaja me fotot e tyre, te dyshuara te falsifikuara. Lajmi eshte dhene nga policia e cila sakteson se dy personat jane kapur ne Rinas. “Më datë 23.04.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykates së Shkalles Parë Tiranë, për shtetasit D.D dhe A.N, vjeç 25 e 27, banues në Shkodër e Lezhë, pasi në ambientet e PKK Rinas, u gjetën të hedhura dokumentet italiane, të dyshuar të falsifikuara me fotot e tyre, të cilat u bllokuan me cilësinë e provës materiale.”, thuhet ne komunikaten e policise.