
Shkruan në Facebook Benet Beci, kryetar i Bashkisë Shkodër: Gjatë ketyre ditëve kam pasur takime shumë interesante e frymëzuese me arkitektë, inxhinierë dhe ekspertë të huaj e shqiptarē. Kemi pasur diskutime të rëndësishme për një sërë projektesh dhe idesh për minimizimin e riskut të përmbytjeve në bashki dhe zhvillimin urban të qytetit në respekt të plotē të identitetit të tij.
Jemi duke punuar për një sërë projektesh transformuese për territorin e bashkisë sonë. Po zgjerojmë një rrjet të gjerë bashkëpunëtorësh brenda e jashtë Shqipërisë që po na ndihmojnë për vënien në jetë të programit tonë për Shkodrën si qendër rajonale.
Është koha që potencialin e jashtëzakonshëm të territorit tonë ta kthejmë në më shumë ekonomi e mirëqënie për të gjithë.