
Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar pak minuta më parë në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të bypass-it të këtij qyteti, në lagjen “Guerrile”.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se është qëlluar në drejtim të një banese në by- pass-in e Shkodrës. Nga informacionet paraprake mësohet se nuk ka persona të lënduar ndërsa banesa ishte e një efektivi të policisë.
Shkodër/Informacion paraprak
Rreth orës 20:05, në lagjen “Guerrile”, afër livadheve, një shtetas ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri, në ajër.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, kanë ngritur pika kontrolli, si dhe vijon krehja e zonës, për të bërë të mundur kapjen e autorit.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.