VIDEO/ Nis puna për rikualifikimin urban të bllokut të pallateve në bulevardin “Zogu I” në Bashkinë Shkodër…

Ka nisur puna për rikualifikimin urban tek blloku i banimit bulevardi “Zogu I”. Projekti parashikon ndërhyrje të plotë dhe konkretisht:

– Shtresë binderi dhe asfalti me sipërfaqe 1190 m2

– Punime për ndërtim trotuari me pllaka granili 614 m2

– Punime KUB dhe KUZ

– Punime elektrike dhe shtylla ndriçimi 24 copë

– Punime sistemim- gjelbërim arredim

Po ashtu, parashikohet sinjalistikë rrugore (vijëzime, vendosje tabela) vendosje stolash, mblellje fidanë shkurre dekorative, fidanë pemë dekorative dhe sipërfaqe me bar.

Vlera e investimit nga të ardhurat e Bashkisë së Shkodrës është 13.254.778 lekë dhe punimet do të përfundojnë brenda muajit nëntor 2018.

#BashkiaShkoderPermiresonStandarteteJetes /Marrë nga faqja zyrtare e Bashkisë Shkodër në Facebook/