Pas ngjarjes së rëndë në Kavajë, ku u plagos brenda zyrës elektorale të PD- së një mbështetës i opozitës, Presidenti Meta ka reaguar ashpër me një publikim në Facebook, duke i bërë thirrje qytetarëve “Ngrehuni dhe bjeruni”, duke postuar vargjet e njohura të Fan Nolit. Ai merr shkas nga Berati, duke publikuar edhe një foto qytetarësh në shesh.
Publikimi i Presidentit Meta
Bravo qytetarëve të Beratit! Gjejini! Izolojini! Mos i toleroni! Nuk ka patronazhist, fuks dhe bandit, që mund ta ndalë Ndryshimin e Madh më 25 Prill! 🇦🇱
“…Ngrehuni dhe bjeruni,
korini dhe shtypini,
katundar e punëtorë,
që nga Shkodra gjer në Vlorë!” 🇦🇱
Me qetësi dhe vendosmëri drejt 25 Prillit! 🇦🇱