Ngjarje tragjike, hidhet nga pallati dhe gjen vdekjen

Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në Korçë, ku një person është hedhur nga pallati, e për pasojë ka gjetur vdekjen. “BalkanWeb” referon se viktima është e seksit mashkull, ndërsa policia ndodhet në vendin e ngjarjes. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa pritet të dalin në dritë detaje të reja.