Skip to content
12 July, 2025
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

bashkepunime shwm 88
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV
  • Aktualitet
  • Kryesore
  • Opinione

NGA ROMEO GURAKUQI – Shteti të mbrojë pronësinë e Provincës Françeskane te Kepi i Rodonit…

ShkodraWeb 6 November, 2023
romeo-gurakuqi-2023

Ata që kanë dashtë me e shkatërrue këtë vend në kohët moderne, e kanë pas përherë të gatshme formulën dhe burimet njerëzore me e realizue, pa pasë nevojë me sjellë trupa dhe me ndërtue strategji të stërholluara. Në Shqipni përherë gjenden “skuadra vullnetarësh”, “Legjionesh të Shenjta”, “agjentësh vullnetarë” që futen lehtësisht në veprim, ngrihen kundër flamurit, gjuhës shqipe, shtetit, institucioneve, identitetit nacional, trashëgimisë kulturore që na ban krenarë, monumenteve të kulturës, heronjve të traditës kujtimi i të cilëve na ka formësue, pasurisë publike, historisë dhe qenies sonë europiane.

Kujtoj këtu se si esadistët e ripërqendruar në Durrës, rivalizuan në mënyrë vdekjeprurëse qeverinë kombëtare të Ismail Qemalit, Dom Nikoll Kaçorrit, Luigj Gurakuqit dhe etërve shtetformues, ose se si renegatët e deformuar vorio-epirotistë dhe otomanistë goditën Principatën Shqiptare të njohur ndërkombëtarisht, shkatërruan Shqipërinë e ndërtuar me aq mundim nga rilindësit me përkrahjen austro-hungareze.

Ndërkohë, të gjithë ne përjetojmë zhdukjen e elitës së kombit në vitin 1945- 1949, sikurse kemi ende jehonën e vitit 1997, kur brenda pak ditëve, drejtimi i brendshëm politik, servitorët e atyre që donin një shtet sa ma të dobët dhe të çatrafiluar shqiptar, kontrolluesit e një shteti të ndërtuar mbrapsht institucionalisht, politikisht dhe nacionalisht, kthyen me një shpejtësi marramendëse në gërmadhë vendin, nga Jugu në Veri. Këto ditë, ndërkohë që në Parlament vijon një përplasje e dëshpëruar me qitje të largët kundër përpjekjeve për rindërtim të një shteti të drejtë, në Kepin e Rodonit, aty ku ndodhet kalaja e ndërtuar nga Gjergj Kastrioti, heroi kombëtar, rrënojat e disa manastireve dhe kisha e vjetër romako-gotike e Shna Ndout, të gjitha prona të Provincës Françeskane të Shqipërisë, pjesë e Kishës Katolike, po zhvillohet një betejë e re rrënimtare, kundër së drejtës së përcaktuar, trashëgimisë sonë nacionale, një pjesë së historisë krenare dhe të drejtave të komuniteteve religjioze. Dhe nuk është një betejë mes pronarëve historikë dhe shtetit, por është një përplasje mes andërruesve për zaptim, ndërkohë që shteti, Ministria e Kulturës, Policia e Shtetit bëjnë sehir, ose kryejnë vetëm veprimet post-factum gjyqësore.

Ndodh vetëm në Shqipni kjo lloj drame të rrezikshme kur dalezotsit që mbijnë nga hiçi, kthehen në protagonistë të proceseve në të cilat rregullator do të duhej të ishte shtetit që nuk bzan. Nuk është sulmi i parë ndaj pronës së Provincës Françeskane në Kepin e Rodonit. Më 8 shtator 2020, ky vend i shenjtë kombëtar u rrethua me orë të tëra nga flakët e zjarrvënësve të paidentifikuar. Aso kohe pata shkruar se: bëhet fjalë për zjarrvënien ndaj monumenteve historike me rëndësi të posaçme, ndaj një ndërtese që i takon arkitekturës romaniko-gotike të shek. XIII, që ndodhet afër kalasë së Skanderbegut; bëhet fjalë fshirjen nga faqja e kodrës së një Kepi të famshëm me aq shumë histori, të një masivi pyjor qarkues, pronë e Kishës Katolike (Provincës Françeskane Shqiptare), nga zjarrëvënës dhe grabitës profesioniste.

Në fakt, ngjarja e vitit 2020 sikurse edhe kjo e këtyre ditëve të fundit është pjesë e “afrimit të përditshëm dhe të pandalun të gllabëruesve të tokave në bregdetin rreth e qark Kepit të Rodonit”, zonave në Jug dhe Veri të kësaj pasurie natyrore dhe kulturore. Ajo që më habiti më së shumti në gjithë këtë histori të sotme ishte profilizimi i palëve të kësaj përplasje dhe shpërdorimi i tagreve dhe kufizave juridike të veprimtarisë nga ana e titullarëve të Provincës Françeskane, që pas flakëve të vitit 2020, paskan nënshkruar kontrata sipërmarrjeje (në qoftë se lajmi është i vërtetë)!

Sipas meje, kjo është e papranueshme. Unë besoj se askush nuk ka pasur të drejtë të hyjë në veprime kontraktore, që afrojnë civilet dhe privatet laike, në një pronë kishtare, që është njëkohësisht edhe monument i kulturës sonë kombëtare. Mendoj se ndërhyrja në shumë plane, e Konferencës Ipeshvknore në këtë rast duhet të jetë e menjëhershme, qoftë në rikthimin e së drejtës që i takon Kishës Katolike (Provincës Françeskane Shqiptare), qoftë në mbrojtjen e një siti të historisë sonë, pranë të cilit nuk ka punë askush veç autoriteteve shkencore, kulturore dhe ato mbrojtëse shtetërore. Edhe një herë dua të përsëris se ajo që po ndodh në këto orë në Kepin e Rodonit duhet të vendosë në alarm dhe veprim të gjitha strukturat e specializuara të shtetit, duke filluar nga Policia, Ministria e Kulturës, Autoriteti i Kulteve.

Një javë më parë isha në Kosovë dhe vizitova Ulpianën, ku vazhdonin gërmimet për zbulimin e plotë të Bazilikës Iustiniana Secunda dhe Pallatit Episkopal. Ajo që më bëri përshtypje ishte kujdesi i posaçëm i Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ruajtja e qytetit antik dardan, përveç rojeve civile të betuara, realizohej edhe nga Policia e Shtetit të Kosovës me shërbim 24 orë. Edhe pse kemi 111 vite jetë shtetërore, Shqipëria duhet të mësojë nga shtetndërtuesit dhe ushtruesit e funksioneve qeverisëse të Republikës së Kosovës në mbrojtjen e trashëgimisë kombëtare.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Continue Reading

Artikull para: Myftiu i Shkodrës Muhamed Sytari: Muslimanë dhe të krishterë, dorë për dorë në shërbim të harmonisë kombëtare!
Artikull pas: “Diskutime të çeshtjeve problematike e aktuale”, imzot Massafra për takimin me myftiun e Shkodrës imam Sytari

TË FUNDIT

arben anamali 2025
  • Aktualitet

“Injoruan paralajmërimin e tij”, media izraelite shkruan për Arben Anamalin: Vdiq duke shpëtuar dy izraelitë

ShkodraWeb 11 July, 2025
eliona shkreli theth 2025
  • Kryesore

VIDEO – “PD Shkodër në mbështetje të banorëve të Thethit”, kryetarja Eliona Shkreli takime në terren…

ShkodraWeb 11 July, 2025
edmond arizaj arben anamali 2025
  • Kryesore

NGA EDMOND ARIZAJ – Mungesat sistemike, vdekja ulëritëse e kapitenit në Shkodër…

ShkodraWeb 11 July, 2025

TË FUNDIT

  • “Injoruan paralajmërimin e tij”, media izraelite shkruan për Arben Anamalin: Vdiq duke shpëtuar dy izraelitë 11 July, 2025
  • VIDEO – “PD Shkodër në mbështetje të banorëve të Thethit”, kryetarja Eliona Shkreli takime në terren… 11 July, 2025
  • NGA EDMOND ARIZAJ – Mungesat sistemike, vdekja ulëritëse e kapitenit në Shkodër… 11 July, 2025
  • “Mbrojtje e mjedsit por të mos harrohen njerëzit”, Arqipeshkvia Metropolitane Shkodër- Pult reagon për Thethin 11 July, 2025
  • VIDEO – Bashkia Shkodër nis rikthimin në identitet të zonave ku u shembën ndërtimet pa leje në Theth 11 July, 2025
  • Superaksioni me 7 të arrestuar dhe 6 në kërkim në Shkodër, Elbasan, Vlorë e Tiranë, SPAK jep informacionin 11 July, 2025
  • Ndryshime në Policinë e Shtetit, emërohen shefa komisariatesh, ja kush caktohet në Shkodër… 11 July, 2025
  • VIDEO – “E vërteta për tregun e Zdrales”, imam Muhamed Sytari sqaron procesin nga viti 2013 e në vijim 11 July, 2025
  • VIDEO – “Histori suksesi për Shkodrën dhe për Shqipërinë”, Europiani U-16 i basketbollit, reagon Benet Beci 11 July, 2025
  • VIDEO – Sulmi me molotov ndaj fadromës së IKMT- së në Theth, Policia e Shkodrës jep informacionin zyrtar 11 July, 2025
  • Zgjedhjet e 11 maj 2025, kryebashkiaku socialist i Vaut të Dejës pyetet 1 orë në SPAK… 11 July, 2025
  • MINUTA E FUNDIT – Aksion në shakallë të gjërë në SPAK në Shkodër, lëshohen 13 urdhër- arreste, edhe policë… 11 July, 2025
ame sidebar

TË FUNDIT

arben anamali 2025
  • Aktualitet

“Injoruan paralajmërimin e tij”, media izraelite shkruan për Arben Anamalin: Vdiq duke shpëtuar dy izraelitë

ShkodraWeb 11 July, 2025
eliona shkreli theth 2025
  • Kryesore

VIDEO – “PD Shkodër në mbështetje të banorëve të Thethit”, kryetarja Eliona Shkreli takime në terren…

ShkodraWeb 11 July, 2025
edmond arizaj arben anamali 2025
  • Kryesore

NGA EDMOND ARIZAJ – Mungesat sistemike, vdekja ulëritëse e kapitenit në Shkodër…

ShkodraWeb 11 July, 2025
peragine katedrale shkoder 2025
  • Aktualitet

“Mbrojtje e mjedsit por të mos harrohen njerëzit”, Arqipeshkvia Metropolitane Shkodër- Pult reagon për Thethin

ShkodraWeb 11 July, 2025
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2025 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.