Skip to content
14 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

Nga “made in Albania” në “made in Uzbekistan”, kompania e njohur italiane kufizon prodhimin e saj në Shkodër

ShkodraWeb 4 January, 2024
gjergj leqejza shqiperia trikot 2024

Që nga viti 1996, Shkodra ka qenë qendra kryesore prodhuese dhe logjistike e prodhimit të veshjeve intime jashtë Italisë për kompaninë “Cotonella”, lider në tregun fqinj, që tashmë është një markë e njohur ndërkombëtare.

Me rritjen e kostove të prodhimit në Shqipëri, nga nënçmimi i Euros dhe paga minimale, kompania italiane po tërheq një pjesë të prodhimit për t’u zhvendosur në Uzbekistan.

Administratori i kompanisë “Shqipëria Trikot”, Gjergj Leqejza, që prodhon për “Cotonella”, pohoi se “për të qenë konkurrues në treg dhe si rezultat i rritjes së çmimit fason, ‘Cotonella’ spa ka vendosur të fillojë prodhimin në Uzbekistan”.

“Prodhimi në Shqipëri do të vijojë po do të jetë më i kufizuar”, tha Leqejza, i cili lajmëroi tkurrje të aktivitetit dhe shkurtim të numrit të punonjësve gjatë këtij vitit që sapo ka nisur.

Në vitin 1996, “Cotonella” zgjodhi Shqipërinë për të ndërtuar fabrikën e parë të prodhimit jashtë Italisë. Më pas në vitin 2008 fabrika e prodhimit në Shkodër në Shqipëri përuroi një laborator modern të prerjes së pëlhurave dhe bëhet një qendër ndërkombëtare logjistike për të gjithë “Cotonella”.

LEXONI EDHE: OPINION NGA BLERTË KRAJA – Shembulli i fabrikës së çementos në Shkodër, fasonet pse të mos jenë shqiptare…

Por teksa çmimet e prodhimit në Shqipëri ndryshuan nga rritja e pagës minimale dhe rënia e euros në një kohë që tregu italian shfaqi rënie të kërkesës për veshje intime nga kriza e inflacionit, drejtuesit e “Cotonella” vendosen të zhvendosnin prodhimin nga Shqipëria.

Mediat në Uzbekistan kanë raportuar se në mes të këtij viti marka italiane e tekstilit “Cotonella” zgjedh Uzbekistanin për të lokalizuar produktet e saj. Drejtimi i kompanisë vendosi të hapë një fabrikë në rajonin Kashkadarya. “Cotonella” ka në plan të zhvendosë gradualisht prodhimin në Uzbekistan.

Në fazën e parë pas fillimit të punës në fabrikë është planifikuar të prodhohen deri në 2 milionë copë trikotazh të gatshëm në vit, duke siguruar punë të përhershme deri në 80 persona.

Më pas “Cotonella” synon të investojë rreth 5 milionë dollarë për të rritur prodhimin e produkteve në 8 milionë njësi në vit dhe synohen të hapen deri në 500 vende të reja pune të përhershme.

E themeluar në vitin 1972, kompania italiane e veshjeve “Cotonella” është një nga markat kryesore të brendshmeve për femra, meshkuj dhe fëmijë. Kompania prodhon më shumë se 20 milionë produkte në vit, të cilat shiten në 24 vende evropiane.

Sektori që punon me material porositësi po kalon një situatë të vështirë në vend për shkak të rritjes së kostove të prodhimit e të pagave dhe rënies së euros.

Eksportet e tekstileve e këpucëve ranë me 5.8% për 11-mujorin 2023, ndërkohë që në nëntor u shënua tkurrja më e thellë që nga pandemia, me 19%. /B.Hoxha, Monitor/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: PËRVJETOR – “Nderi i Kombit” Kadri Roshi i erdhi Shqipërisë si meteor arti 100 vjet më parë…
Artikull pasardhës: OPINION NGA BLERTË KRAJA – Shembulli i fabrikës së çementos në Shkodër, fasonet pse të mos jenë shqiptare…

TË FUNDIT

arrest shkoderrrr 2026

Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
Eric Adams shqiptar 2026

FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 prill 2026…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe… 14 April, 2026
  • FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare… 14 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e martë, 14 prill 2026… 14 April, 2026
  • Ambasadori i ri i SHBA në Shqipëri, presidenti Trump propozon një ushtarak të lartë amerikan… 13 April, 2026
  • IN MEMORIAM NGA PRELË MILANI – Kolë Kola, një uniformë që nuk u përkul…! 13 April, 2026
  • VIDEO – “Dua të luaj”, investimi më i madh që nis për fëmijët dhe familjet e Shkodrës…! 13 April, 2026
  • 50 mijë euro premio për 3 pikë, “çmendet” presidenti i klubit të futbollit në Kategorinë e Parë në… Shqipëri 13 April, 2026
  • Motomjeti i paidentifikuar përplas 47- vjeçarin tek “Prek Cali” në Shkodër, dërgohet me urgjencë në spital 13 April, 2026
  • OPINION – Rrëzimi i Viktor Orban pas 16 viteve në Hungari dhe analogjitë deri tani të pamundura në Shqipëri 13 April, 2026
  • NGA NIKOLIN GURI – Milionat e Katedrales dhe heshtja mbi Kishën e Prekalit… 13 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

arrest shkoderrrr 2026

Pas një jave i shpallur në kërkim për kultivim kanabisi, arrestohet 52- vjeçari nga Malësia e Madhe…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
Eric Adams shqiptar 2026

FOTOLAJM – Ish- kryebashkiaku i New Yorkut, Eric Adams mori nënshtetësinë shqiptare…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e martë, 14 prill 2026…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e martë, 14 prill 2026…

ShkodraWeb 14 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.