Skip to content
19 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA LUTFI DERVISHI – Berisha po lufton me kohën, beteja e radhës apo e fundit…?

ShkodraWeb 22 October, 2023
sali berisha lutfi dervishi 2023

Sali Berisha është duke u përballur me betejën më të vështirë të jetës së tij duke qenë një mit, institucion, makth për kundërshtarët (brenda apo jashtë partisë), një idol, një patriot, një tradhtar, krijuesi, frymëzuesi dhe dërrmuesi i PD-së.

I adhuruar dhe urryer me të njëjtin intesitet, ai ja ka dalë që në këto 33 vjet në pushtet ose jo, të jetë gjithmonë në qendër të vëmendjes edhe kur ngjarjet nuk silleshin rreth tij.

Ulje- ngjitjet që e kanë shoqëruar në karrierën politike të 3 dekadave, nisin me prezantimin si “shpresë e demokracisë” në vitet ‘90 dhe kulmojnë me përcaktimin si “minues i demokracisë’ në vitin 2021 nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Lider në një vend ku mbështetësit e tij votojnë personin dhe jo partinë, Berisha më shumë se kushdo tjetër në politikë mishëron prototipin e shqiptarit në tranzicion.

E gjithë jeta e tij politike pas rënies së sistemit komunist, është një ide, një ideal, një fjalë: pushteti. Një intelektual në kuptimin më të mirë dhe të keq të kësaj fjale në Shqipëri, Berisha një peng i ambicieve të mëdha, e harroi intelektualin e viteve ‘90, dhe politikanin, pas 90’-tës dhe e pa veten jo rrallë në rolin e misionarit.

Gjatë rrugëtimit të tij 33 vjeçar është shfaqur i pa mëshirshëm, por edhe joshës në varësi të faktit nëse ai që ndodhej përballë duhej shkatërruar apo duhej shpallur aleat.

Me intuitë të shpejtë dhe instikt politik të lindur, Berisha nuk e ka për herë të parë përballjen me fatalitetin- 1997, 2021, mund të ishin vite të nekrologjisë politike, por u shënuan si vite të rikthimit të tij.

Me një rol të reduktuar kur u përcaktua si person “non grata” në fillim nga SHBA dhe më pas nga Britania e Madhe, Berisha u rikthye sërish si faktor i rëndësishëm në politikën e vendit.

Kjo mbështetje ishte aty edhe kur u përball me vendimin amerikan, edhe kur zgjodhi të ndahet përfundimisht me Bashën, edhe kur shtigjet e selisë ju bllokuan në të katërta anët, edhe kur brintaniket e izoluan, edhe kur e qëlluan me grusht, edhe kur humbi zgjedhjet lokale.

Por në vjeshtën e tij “luftëtari” që ka bërë beteja edhe me fatin, këtë radhë ka përballë një armik më serioz se kundërshtarin e tij politik Edi Rama, apo SPAK-un, ai po lufton me kohën!

Megjithëse historia e betejave të tij (të nisura nga ai vetë ose të imponuara) ka treguar se në to ka dalë i humbur jo vetëm humbësi, por edhe fituesi. /Nga Lutfi DERVISHI, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: Vllaznia në zi, ish-futbollisti Alban Hasani dhe drejtori i Akademisë humb njeriun e dashur…
Artikull pasardhës: VIDEO – “Nuk kemi lidhje”, Martin Reçi flet për ekzekutimin e Martin Bardhit, distancohet si fis nga ngjarja…

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 prill 2026…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 prill 2026…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0
policia naten shkoder

Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 prill 2026… 19 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 prill 2026… 19 April, 2026
  • Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur… 18 April, 2026
  • Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin… 18 April, 2026
  • NGA HARRIS MURANA – PD e heronjëve të stisur dhe heronjtë e mi! 18 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e shtunë, 18 prill 2026… 18 April, 2026
  • OPINION – Për Elisën… 17 April, 2026
  • EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete 17 April, 2026
  • Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita 17 April, 2026
  • “Nuk zbatoi vendimin e gjykatës”, GJKKO merr vendimin për ish- kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia 17 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

moti sot

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e diel, 19 prill 2026…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0
horoskopi ditor

HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e diel, 19 prill 2026…

ShkodraWeb 19 April, 2026 0
policia naten shkoder

Shpallet në kërkim një 23- vjeçar nga Shkodra, një shtetase 38- vjeçare e akuzon se e ka kanosur…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
urgjenca spitali rajonal shkoder 2026

Humb jetën në Spitalin Rajonal të Shkodrës egjiptiani 35- vjeçar, policia jep detajet e para për rastin…

ShkodraWeb 18 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.