Në Rrethin e Shkodrës
Në janar 1963 në Rrethin e Shkodrës rrjeti sekret përbëhej nga 686 persona, të ndarë si vijon:
-66 agjentë
-44 rezidentë
-554 informatorë
-22 strehues
Një pjesë e lartë e rrjetit ishte në pozita fiktiviteti dhe “plotësimi plani”. Këtë e tregon numri i përpunimeve që ishte:
-136 persona (ndër ta 12 gra) ndiqeshin në përpunim aktiv 2A.
-467 (ndër ta 15 gra) ishin në kontroll operativ 2B. /Publikuar në Facebook nga Kastriot DERVISHI, studiues/