Skip to content
18 April, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA EMILIA KOLIQI – Strategjia e qeverisë në sektorin e furnizimit me ujë dhe kanalizime…

ShkodraWeb 28 March, 2024
emilia koliqi shkodra 2024

Pasi qeveria dēshtoi me reformen e ujit te vitit 2016, në vitin 2022, ndërmori një reformë tjetër në këtë sektor, duke cënuar autonominë vendore, duke ndërhyrë në kompetencat e pushtetit vendor.

Ajo miratoi me VKM antiligjore, përqëndrimin e ujësjellësave në 15 shoqëri rajonale, duke marrë shumicën e aksioneve në këto ndërrmarrje.
Strategjia Kombëtare e Sektorit të Furnizimit me Ujë dhe Kanalizimeve, 2023-2030, parashikon:

Një rritje prej 75% të tarifave të ujit dhe kanalizimeve nga viti 2020 deri në vitin 2030.

Rritja e tarifave, do të jetë burimi kryesor i të ardhurave të ujësjellësave me synim për të mbuluar 100% kostot operative, por edhe 45% të investimeve. Dhe kosto totale e strategjisë është 1.45 miliard euro.

Vendimet e Entit Rregullator të Ujit, për rritjen e tarifave kanë filluar.

Nga muaji shkurt 2024, qytetarët që furnizohen nga Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Vlorë, e paguajnë 20 deri 33 për qind më shtrenjte faturën e ujit.

Nga data 5 Prill 2024, qytetarët që furnizohen nga Shoqëria Rajonale Ujësjellës-Kanalizime Lezhë do ta paguajnë nga 12 deri 50 për qind më shumë.

Dhe tashti radhën e ka Ujësjellësi Rajonal i Shkodres, i cili kishte aplikuar për rritje tarife që në muajin shtator 2023, por u refuzua, pasi nuk kishte licencë aktive.

Tashmë licenca është miratuar që në muajin dhjetor dhe qeveria mezi ç’po pret që edhe shkodranët të paguajnë më shumë për ujin dhe kanalizimet.
⁉️Shkodra e rrethuar nga uji në të gjitha anët, duhet të paguajë më shtrenjt!

Ka gati një vit, që askush nuk vjen të lexojë matësit e ujit (sahatat) nëpër shtëpia. Faturimi bëhet aforfe nga zyrat.

Kujdes qytetarë, se sapo të rritet çmimi, do të fillojë edhe leximi dhe gjithë metrat kub që i keni harxhuar, do ju faturohen me çmimet e rritura! Këto janë manovrat e qeverisë “që duam’’, e cila po bën gati edhe këtë sektor ta japë me koncesion! /Nga deputetja e Shkodrës Emilia KOLIQI, publikuar në Facebook/

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin! Bashkohu me kanalin e SHKODRAWEB në Whatsapp, mjafton të klikoni Kontaktoni për lajmet më të fundit direkt në celularin tënd. Ju mirëpresim!

Post navigation

Artikull paraardhës: VIDEO+EMRAT – Zbulohet në Velipojë një plantacion me kanabis sativa, arrestohet një 38- vjeçar, në kërkim një tjetër…
Artikull pasardhës: Arrestohet shoferi 21- vjeçar, u largua nga vendngjarja pasi përplasi një grua 36- vjeçare në Shkodër…

TË FUNDIT

elisa edi 2026

OPINION – Për Elisën…

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
aksidenti rruga kombit 2026

EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
policia protesta 17 prill 2026

Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita

ShkodraWeb 17 April, 2026 0

TË FUNDIT

  • OPINION – Për Elisën… 17 April, 2026
  • EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete 17 April, 2026
  • Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita 17 April, 2026
  • “Nuk zbatoi vendimin e gjykatës”, GJKKO merr vendimin për ish- kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia 17 April, 2026
  • VIDEO – Arrestohen në Tiranë dy të rinj nga Shkodra, njëri prej tyre qarkullonte me pistoletë pa leje 17 April, 2026
  • “Po më këshillojnë të hesht…”, reagon sërish Elisa Spiropali: Nuk kam frikë nga sulmet, s’kam asgjë për të fshehur 17 April, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e premte, 17 prill 2026… 17 April, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e premte, 17 prill 2026… 17 April, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e premte, 17 prill 2026… 17 April, 2026
  • “Atë gishtin mos ma drejto mua, fute…!”, plas sherri në TCH, Grida Duma përzë nga studio Alfred Lelën… 16 April, 2026
  • NGA TONIN GJURAJ – Për një program Bachelor të Studimeve Shqiptare- Albanalogji në UNISHK… 16 April, 2026
  • Trajneri i ekipit kampion largohet në fund të sezonit, cili do të jetë fati i Edlir Tetovës në Superligë… 16 April, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

elisa edi 2026

OPINION – Për Elisën…

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
aksidenti rruga kombit 2026

EMRAT – Dy viktima dhe 5 të plagosur rëndë, aksident fatal në Rrugën e Kombit, përplasen 2 automjete

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
policia protesta 17 prill 2026

Protesta e opozitës para Kryeministrisë, në gatishmëri 1500 efektivë policie, me në krye drejtorin Hita

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
bardh spahiaaa spak 2024

“Nuk zbatoi vendimin e gjykatës”, GJKKO merr vendimin për ish- kryebashkiakun e Shkodrës Bardh Spahia

ShkodraWeb 17 April, 2026 0
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.