“Për parandalimin ose mënjanimin e pasojave të një fatkeqësie natyrore, Këshilli i Ministrave mund të vendosë, për një periudhë jo më të gjatë se 30 ditë, gjendjen e fatkeqësisë natyrore, në një pjesë ose në të gjithë territorin e shtetit.”
Si pasojë e përmbytjeve nga prurjet e larta të kaskadës së Drinit në pjesën e ultësirës (NënShkodër), janë dëmtuar arat me të mbjella, bagëtitë, shtëpitë e qytetarëve, pasuri të trashëgimisë kulturore, si Ura e Bahçallekut (e vjeter).
Shpallja e fatkeqësisë natyrore, lidhet edhe me përgjegjësinë për të kompensuar dëmet e qytetarëve nga përmbytja.
Nga përmbytjet e ndodhura në Shkodër në vitin 2018, vlera e perllogaritur e dëmeve në sektorin bujqësor dhe blegtoral, në banesat dhe bizneset ishte 311 milion lekë.
Nga përmbytjet e ndodhura në Shkodër në vitin 2021, vlera e perllogaritur e ketyre demeve kapi vleren prej 802 milion lekë.
Qeveria refuzoi të shpallte gjendjen e fatkeqësisë natyrore, megjithë kërkesat e drejtuara nga bashkia. Për rrjedhojë asnjë dëmshpërblim nuk u akordua nga qeveria.
Një diskriminim i qartë ndaj Shkodrës si për përmbytjet e vitit 2018, ashtu dhe për përmbytjet e vitit 2021. Dhe refuzon të pranojë se ka përmbytje edhe në ditët e sotme.
Dëmi i shkaktuar në zonat e përmbytura dhe kompleksiteti social-ekonomik i tij ka ndikime pothuaj të pakthyeshme në territor duke shkaktuar pasiguri tek fermerët në kultivimin e tokës.
Nisur nga bilanci tragjik për shëndetin, jetën, pronat dhe pasuritë e qytetarëve të këtyre zonave, ne vlerësojmë se përmbushen kriteret kushtetuese dhe ligjore për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore. /Nga Emilia KOLIQI, deputete e Shkodrës, publikuar në Facebook/