NGA BLERTE KRAJA – Dy fjalë për ndryshimin e politikës fiskale ndaj profesioneve të lira…

Nuk ka vend për analogji mes një punonjësi administrate (i punësuar) dhe një të vetëpunësuari. Ai që është i punësuar në sektorin publik a privat, e ka të siguruar vendin e punës, zyrën dhe facilitetet e tjera, ndërsa një i vetëpunësuar, nën rrezikun e tij lidh një kontratë qiraje për zyrën, bën shpenzime për kancelari, karburant, etj., biles pa e ditur nëse do të arkëtojë apo jo të ardhura.

Trajtimi i profesionistëve të lirë si një punonjes administrate është i gabuar, arbitrar, por edhe qëndrimi tjetër që do të na llogarisni një minimum shpenzimesh të zbritshme është sërish zhvatës.


Qëndrimi më i drejtë do të ishte na lini të bëjmë një minibilanc dhe në fund aplikoni tatim fitimin. Ne nuk marrim një rrogë mujore, mund të arkëtojmë një pagesë që mbulon shpenzimet tona për 3 muaj në vijim.

Pastaj, me analizë rrisku sa do të ishte e hyra shtesë në buxhetin e shtetit nëse do të aplikonit eksperimentin e ri? E papërfillshme. Ju e dini ku janë lekët që ju mungojnë përditë. Për shembull, shkoni te zhdoganimi i karburanteve dhe aty i keni.

Mirëpo cila është kategoria shoqërore e profesionistëve të lirë? Juristë apo ekonomistë që nuk janë bërë shërbëtorë të politikës, mjekë që ofrojnë konsulta në privat, përkthyes, etj., pra me një fjalë intelektualëqendrestarë, që nuk kanë ikur ende nga vendi.

Pse mendoni që ta bëni armike edhe këtë kategori shoqërore? Me pas ankoheni për shpopullimin e vendit, kur me politikat mediokre i bëni të gjithë të pakënaqur. /Publikuar në Facebook nga Blerte KRAJA, avokate/