Skip to content
8 February, 2023
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
E Vërteta të bën të lirë!

E Vërteta të bën të lirë!

The most followed news portal in the North of Albania

Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
VIDEOT TONA
  • Kryesore
  • Politika

NGA ASTRIT PATOZI – Të pranohet hapja reale e listave, ashtu siç e kërkon në unison opozita…

ShkodraWeb 2 years ago
1

I gjithë faktori opozitar në Shqipëri është tashmë në unison kundër herësit të Damian Gjiknurit, i cili bën sikur i hap listat e deputetëve, por praktikisht u vë atyre drynin. Nga A-ja, deri tek ZH-ja, pa asnjë përjashtim.

Që nga Partia Demokratike me aleatët e saj, e deri tek opozita parlamentare e gjitha në bllok. Që nga partia më e madhe në opozitë, sipas zgjedhjeve të 2017-ës, e deri tek lëvizje apo nisma opozitare, që ende nuk janë shndërruar parti, por kanë premtuar se do të bëhen.

Dhe jo më thjesht me fjalë, por me akte dhe qëndrime të qarta publike. Drafti i paraqitur dje nga opozita e bashkuar, është në të njëjtën linjë me draftet e Muslim Murrizit, Rudina Hajdarit apo Andi Përmetit, dorëzuar tashmë në parlament, të cilat në çështjen e hapjes së listave, pa asnjë mëdyshje, mund të konsiderohen si të të njëjtit koncept.

Kërkohet hapje reale e listave dhe jo falso, si ajo që ka paraqitur Partia Socialiste, duke na e shitur si një zbulim të dobishëm. Me rend alfabetik apo me ndonjë mënyrë tjetër renditjeje, nuk ka ndonjë vlerë të madhe. Gjendet shpejt një zgjidhje, se modalitete të parëndësishme janë.

Në këto kushte, Edi Rama ka mbetur i vetëm me herësin e vet në dorë dhe do t’i duhej një kurajë shumë e madhe të na çonte në zgjedhje, duke i qëndruar deri në fund shpikjes së vet hileqare. Sepse i bie që vetëm një parti i ka vendosur në mënyrë të njëanshme rregullat e lojës, kundër gjithë të tjerëve. Dhe kjo do të ishte më tepër se shumë, plus që do të ishte e para herë që ndodhte në Shqipëri e më gjerë.

Edhe zgjedhje brenda Partisë Socialiste po të kishin qenë, Edi Rama duhet të mendohej dy herë përpara një situate të tillë kontestuese. Ndërsa në pranverë Shqipëria pritet të shkojë në zgjedhje pas krizave të rënda dhe të njëpasnjëshme politike, me shpresë që ta lërë pas të keqen.

Ka vetëm një mënyrë për ta mbyllur me urtësi dhe drejtësi këtë debat, që çliron pafundësisht energji negative. Të pranohet hapja reale e listave, ashtu siç e kërkon në unison opozita, me të gjitha ngjyrimet e saj, dhe pastaj të ecet përpara drejt zgjedhjeve normale më 25 prill. /Nga Astrit PATOZI/

Continue Reading

LAJM PARA: VIDEO – Policia e Shkodrës kap 35 vjeçarin e shpallur në kërkim, ja për çfarë akuzohet nga Gjykata e Tiranës
LAJM PAS: “Hapi o vajzuke se e ke më të lehtë me i kontrollu”, aktori shkodran thirrje publike Manastirliut për teatrot e kinematë

TË FUNDIT

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • Aktualitet

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”

1 hour ago
“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • Aktualitet

“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë

2 hours ago
“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • Aktualitet

“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…

2 hours ago

TË FUNDIT

  • “Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • “Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • “Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • “KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…
  • FOTO – “Mbështetja e një shteti mik…”, Bardh Spahia takime me zyrtarë të lartë italianë, i fton për vizitë në Shkodër
  • MINUTA E FUNDIT – Arretohen dy të rinj nga Malësia e Madhe, transportonin emigantë të paligjshëm drejt Malit të Zi

TË FUNDIT

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”
  • Aktualitet

“Ta shohin të paudhët se sa gabim bëjnë kur na e rrisin adrenalinën”, Rama përgjigjet për aplikacionin “Aktiv1st”

1 hour ago
“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë
  • Aktualitet

“Kombinimet e rralla në ankand”, brenda shkurtit nis shërbimi i targave të personalizuara, Gonxhe: Nga 150-200 mijë lekë

2 hours ago
“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…
  • Aktualitet

“Ditë të zeza do të vijnë për ju…”, dy shkodranë në BBVip, Luizi nuk ndal batutat me Tan Brahimin…

2 hours ago
“KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…
  • Aktualitet

“KZAZ-të funksionale, regjistrohet apo jo PD”, fati i “vulës”, Celibashi: Gjykata të vendosë sa më parë…

3 hours ago
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • BOTUESI
  • FACEBOOK
  • LINKEDIN
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Botues Blerti Delija | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2023 Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.