
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, përmes komunikatës së saj për mediat, informon: Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë ligjore.
Ndalohet një person i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie s#ksuale me dhūnë me të rritura”.
Nga forca e posaçme “Shqiponjat” e DVP Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit K. Rr. 35 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, Shkodër.
Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë, në datën 25.04.2019, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Marrëdhënie s#ksuale me dhūnë me të rritura”.
Personi iu dorëzua shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Për bashkëpunime, publikime reklamash, njoftimesh në ShkodraWeb, mund të shkruani në SMS, Whatsapp, Viber +355 67 300 20 70 ose mail: info@shkodraweb.com në çdo kohë!