Skip to content
21 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA ASTRIT FANI – “Për ty Atdhe”, kushtuar Tamara Gacit në 85 vjetorin e lindjes…

ShkodraWeb 13 January, 2022
tamara gaci astrit fani

Dielli përvëlon në këtë mëngjes qershori. Muaj i mbrapshtë këtë vjet ky qershor e kështu është të pakten një herë në dy vjet, ku veç temperaturave të larta e përcellon edhe e mbrapshta politikë.

Rruga ime e mëngjesit asht e pershkueme me shumë përshëndetje gati të përditeshme me të njëjtet bashkëqytetarë. Nji ndër to edhe vajza simpatike që e shoh përherë me fshesë në dorë në të njejtin orar duke pastruar para dyqanit të saj. Veshja dhe luku i kësaj bukurosheje nuk kanë asgjë të përbashkët me fshesen, gjithsesi me shumë deshirë ajo pastron trotuarin me pllaka të prishura.

– Mirëmengjes!
– Gjesi, të lumshin duart!
– Petrit, e njeh Lepushën, atë gruan që sapo kaloi? Do të kisha dëshirë që edhe unë të kisha fëtyren e saj të lëmuar, foli vajza me zanin e saj të brishtë.

Qesha me vajzen bukuroshe që ënderron pleqërinë e lumtur! I kthehem duke i folur lehtë.

– A e din pse shkëlqen shpirti i saj? Ajo dhe dashnia e saj i ka rrenjet në pentagramet e bashkeshortit të saj!”

Largohem duke buzëqeshur dhe shpejtuar hapat për t’u bashkuar me Lëpushen.
– Mirëmengjes zonjë!
– Mirëmengjes zotni! – përgjigjet Lëpusha me theksin e saj të veçantë. Mbi gjashtëdhjetë vite në Shqipëri e nuk arriti t’i largohej theksit të vendlindjes së saj të largët. Gjë që e bën edhe ma të veçantë.

Shikimi im u perqëndrua në portretin e saj, sa të lemuara faqet , sy të qeshur dhe trup aspak i sforcuar për të qendruar drejt edhe pse tetëdhjetë e katër vjeçe.
– Si je, si janë nga shtëpia? – e pyes pak si me ledhatim…
– Mirë janë, unë… unë pak e mërzitur. Jam shumë e shqetësuar nga kjo situatë e peshtirë politike që po kalon vendi im.

Vendi im?! Lëpusha e konsideron Shqipërinë vendin e saj! Gjithmonë më ka pëlqyer kjo zonjë. Dua ti dhuroj nji përqafim si falenderim të mirënjohjes ndaj nesh, ndaj vendit që ajo e quan vendin e saj, ndërsa ajo vazhdon:

– Dëgjo këtu, vërtetë jam shumë e shqetësuar! Para pak ditësh, në të marten e fundit të muajit maj shkova në Kishen e Laçit. Aty kam ndezur katër qirinj. Të parin për shpirtin e prindërve të mij që janë larg , të dytin për shpirtin e tim shoq që është lart, të tretin për mbarësinë e familjes sime, ndërsa tjetrin…merr frymë si të dojë të mbushet me shpresë e vazhdon –tjetrin e ndeza për qetësinë e Shqipërisë.”

Sytë iu mbushën me lot. E përqafova fort, e të dy të emocionuar si vazhdim bisede kënduam “Për ty Atdhe”. /Publikuar në Facebook nga Astrit FANI, aktor/

Post navigation

Previous: RAPORTI – Rritet numri i infeksioneve të reja por bie ai i viktimave, Ministria e Shendetësisë publikon të dhënat për Covid- 19
Next: Këshilltari socialist i Lezhës në krye të Arsimit Parauniversitar në Veri të vendit, ja kush është 53- vjeçari…

TË FUNDIT

benet beci bashkia 2025

“Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci…

ShkodraWeb 21 May, 2026
IMG_5883

VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari

ShkodraWeb 21 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026

TË FUNDIT

  • “Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci… 21 May, 2026
  • VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari 21 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 21 maj 2026… 21 May, 2026
  • Shkodranit Besnik Hysaj i besohet drejtimi i institucionit të rëndësishëm në varësi të Ministrisë së Mbrojtjes 21 May, 2026
  • FINAL 4 – FSHF: Ndeshjet e fundit do të luhen në të njëjtën orë nëse rezultatet ndikojnë njëra-tjetrën 20 May, 2026
  • VIDEO – Arrestohet 51- vjeçari, pronar i rrjetit të marketeve në Shkodër, goditi gazetarin Ervin Dushi 20 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e merkurë, 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e merkurë , 20 maj 2026… 20 May, 2026
  • Shifra të frikshme nga lojtari i Kombëtares U-19, madhe, sulmuesi shkodran fiton çmimin si më i miri në Itali! 19 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

benet beci bashkia 2025

“Shkodra ka hyrë në një fazë të re zhvillimi”, Kuvendi miraton “Portën e Alpeve”, reagon kryebashkiaku Benet Beci…

ShkodraWeb 21 May, 2026
IMG_5883

VIDEO – Aksidenti fatal në Shkodër, policia jep detaje për ngjarjen e rëndë ku humbi jetën 50- vjeçari

ShkodraWeb 21 May, 2026
moti 2025

MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
shtypi dites 2025

SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 21 maj 2026…

ShkodraWeb 21 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.