Skip to content
14 May, 2026
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

E Verteta nuk negociohet! – The truth is not negotiable!

Since 2017, the most followed news portal and entertainment in the North of Albania

njoftime banner 2025
Primary Menu
  • KUSH JEMI NE
  • AKTUALITET
  • KRONIKË
  • POLITIKA
  • SPORT
  • MAG&VIP
  • DOSSIER
  • ANËMBANË
  • VIDEO NEWS
  • RRETHE
    • Malësia e Madhe
    • Lezha
    • Vau- Dejës
    • Puka
    • Vendi
  • NA SHKRUANI
ShkodraWeb TV

NGA ARTAN FUGA – Shkolla, inkuizicioni dhe Chat GTP…

ShkodraWeb 21 February, 2024
artan fuga

Mua më tmerron kur shumë prefesorë kanë tmerr nga teknologjia në shkollë. Lëre se çfarë po bëjnë në Shqipëri, por edhe në Evropë.

Më raftë pika ! – them me vete – shih sa është dobësuar zonja duke u merakosur se teknologjia nuk po e le atë dhe zotërinë të jenë prefesorë të zotë!

Po e ndajnë shkollën nga teknologjia a thua se shkolla është sot si në kohën e Sokratit kur ai dilte hijeve të Athinës dhe u fliste çunave të tij dhe ata e ngulisnin në kokë atë që ai u thoshte…

Ndalim telefoni celular në shkollë, shikoni si mos ndon,jë student hap celularin, vozit me celularin e tij si ndonjë hajdut në YouTube, se mos ka ndonjë Chat GTP në përdorim.

Kjo është kopjeeeeee, kopjeeeee!

Po mirë po ta përdorësh teknologjinë për të prodhuar dije, për të transmetuar dije, a nuk është dije?

Përdorimi i teknologjisë është dije! Përndryshe e keni futur shkollën në epokën e para Galileit dhe Xhordano Brunos! Digjeni teknologjinë!

Mbidhni të gjithë telefonat e studentëve ditën e provimit dhe digjini në bulevard!

O pikaaaaaaa!

Prefesori që jep dije të stërvjetra, që jep teza provimi përshkruese, sigurisht ka frikë që studentët të përdorin teknologjinë. Se ja riprodhojnë leksionin e tij të qelbur, të mykur prej vitesh si turshi në kavanos me kapak të çarë!

Unë jam që provimet të bëhen me libra dhe fletore hapur, me të drejtën e studentit për të përdorur të gjitha teknologjitë e mundshme, madje provime edhe me përgjigje kolektive sipas grupeve dhe projekteve të përbashkëta në grupe studentësh.

Prishi teknologjia shkollën?

Jo,jo shkollën e prishin profesorët dogmatikë që nuk dinë të bëjnë as mësim dhe as të japin pyetje për të matur nivelin e dijeve të studentëve që të mos jenë pllaka gramafoni.

Teknologjia nuk ka nxjerrë jashtë loje shkollën, por ka nxjerrë jashtë mode pedagogun dogmatik papagall. Ky po shkatërron edhe shkollën edhe marrëdhëniet e edukimit me teknologjinë.

Stduenti dhe nxënësi duhen mësuar ta përdorin teknologjinë për ta kërkuar dijen, aplikuar dijen, zgjidhur probleme me anë të dijeve, ta zhvillojnë në detaje dijen, të kërkojnë vetë dije me anë të teknologjisë.

Unë njoh studentë pak dembelë që më thonë: Aman të lutem jo provim me libra të hapur dhe me përdorim teknologjie! Nuk i përballojmë dot! Na i bëj ashtu riprodhuese ta themi vjershën tonë për Partinë!

Por, duhet një reformë e plotë e pedagogjisë që të integrohet teknologjia në shkollë. /Nga Artan FUGA, publikuar në Facebook/

Post navigation

Previous: VIDEO – Kanosi për gjakmarrje një shtetas, arrestohet 42- vjeçari, në pranga edhe një 17- vjeçar, iu kapëen sende…
Next: DRAFTI – Amnistia penale, ja kush përfiton falje, ulje dënimi apo përjashtim nga ndjekja penale…

TË FUNDIT

hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026

TË FUNDIT

  • PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi…. 14 May, 2026
  • Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari 14 May, 2026
  • DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit 14 May, 2026
  • DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot… 14 May, 2026
  • PARADOKSI I SPAK – Akuza ndaj kryebashkiakut Kristjan Shkreli për një shtrirje kablli për energjinë elektrike 14 May, 2026
  • Vakancat në KLP dhe KLGJ, dy pedagogë shkodranë të Universitetit “Luigj Gurakuqi” paraqesin kandidaturat 14 May, 2026
  • SHTYPI I DITËS – Çfarë shkruajnë gazetat shqiptare për ditën e sotme, e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • MOTI SOT – Parashikimi i sinoptikanëve për vendin tonë, për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • HOROSKOPI – Çfarë ju kanë rezervuar yjet, mësoni parashikimin e fatit për ditën e enjte, 14 maj 2026… 14 May, 2026
  • Projekti i hyrjes së Shkodrës, qeveria merr vendim për shpronësime me vlerë 574 milion lekë… 13 May, 2026
  • Qeveria merr vendimin, 533 milion lekë pronarëve të kafshëve të eliminuara për shkak të murtajës së ruminantëve… 13 May, 2026
  • NGA LUAN RAMA – Në 90- vjetorin e lindjes, privilegji i njohjes me zotni Robert Prendushin… 13 May, 2026
ame sidebar

TË FUNDIT

hafiz sabri koci

PËRVJETOR – “Kemi pas frikë t’themi se ka Zot”, 105 vjetori i lindjes së Hafiz Sabri Koçi….

ShkodraWeb 14 May, 2026
adea piderni 2026

Aksidentoi për vdekje babanë e ministres që lëvizte me biçikletë, vihet në pranga nga policia 31- vjeçari

ShkodraWeb 14 May, 2026
godina rektorat unishk 2025

DOKUMENTET – Bordi i Administrimit i UNISHK mblidhet edhe për diskutimin e mandatit të Administratorit

ShkodraWeb 14 May, 2026
gota gjysmeplot gjysmebosh

DEKRIPTIM – Propaganda politike ose e njëjta gotë që shihet gjysmëbosh apo gjysmë plot…

ShkodraWeb 14 May, 2026
  • KUSH JEMI
  • KODI ETIK
  • PËRDORIMI
  • PRIVATËSIA
  • KONTAKTE
  • FACEBOOK
  • SHKODRAWEB
  • INSTAGRAM
  • TIKTOK
  • TWITTER
  • LINKEDIN
Portali më i klikuar në Veri | Nga 2017, Media e Lirë Online, me parimin “E Verteta nuk negociohet, sepse e Verteta të bën të lirë”. Informim, formim & argëtim, çdo gjë për audiencën. Ky është misioni ynë | Copyright ShkodraWeb © 2017- 2026 | Të drejtat të rezervuara | ShkodraWeb nga BDgraphDesign.